• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Nis shpërdarja e ndihmave për familjet e përmbytyra në Novoselë
Home
Sociale

Nis shpërdarja e ndihmave për familjet e përmbytyra në Novoselë

28 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Drejtues të pushtetit vendorë në Vlorë nisën sot shpërndarjen e ndihmave në Novoselë, për familjet e përmbytura si pasojë e reshjeve të dendura që përfshinë vendin, në fund të muajit Nëntor.

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i shoqëruar edhe nga prefekti Flamur Mamaj si edhe deputetë të zonës, trokitën derë më derë duke bërë të mundur shpërndarjen e ndihmave ushqimore, por edhe elektroshtëpiake.

“Me iniciativë të ministrit Gjiknuri dhe mbështetje të Fondit Kuvajtjan, jemi këtu për të shpërndarë disa ndihma në ushqimore dhe pajisje elektroshtëpiake. Kemi të evidentuara shumë familje, besoj që brenda ditës do të bëjmë të gjithë shpërndarjen jo vetëm të ndihmave por edhe të pajisjeve elektroshtëpiake’ – u shpreh prefekti Flamur Mamaj.

Nga ana e tij kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli u shpreh se që në ditët e para të përmbytjeve Bashkia e Vlorës ngriti grupet e punës në terren për të evidentuar të gjitha shtëpitë e prekura nga përmbytjet.

“Bashkia e Vlorës ka ngritur grupet e kontrollit për të gjitha territorin, grupe të veçanta të cilat, ndryshe nga herët e tjera kanë qenë të monituara dhe të ndjekura, përvec stafit të bashkisë së Vlorës, punonënjësit e njësisë administrative në Novoselë kanë qenë kryepleqtë, kryetarët e fshatrave si edhe këshilltarët bashkiakë.

Të djathtët pavarësisht se janë thirrur nuk kanë qënë prezent në procesin e vlerësimit në territor. Është bërë një punë serioze për vlerësimin e të gjithë problematikave të konstatuara sidomos në elektroshtëpiake dhe sot falë ndërhyrjes dhe përkujdesjes së veçantë të ministrit Gjiknuri, përmes një financimi të fondit kuvajtian kanë mbërritur në Vlorë ndihmat që kemi nisur ti shpërndajme me ndihmën e ushtrisë’- u shpreh kryebashkiaku Leli.

Në përfundim Leli tha se shpërndarja do të bëhet përmes një protokolli të hartuar për të qenë sa më transparente shpërndarja e tyre, ndërsa apeloi banorët që me kartë identiteti të paraqiten në Rezervat e Shtetit, duke firmosur një  formular për objektet e dëmtuara që do të marrin në kuadër të kësaj ndihme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT/ Fluturojnë lejet e ndërtimit, dyfishohen për Shqipërinë
Previous article Këngëtarja kosovare pret fëmijën e tretë me reperin, por ka vendosur që ... (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT