“Kemi 60 mjekë dhe infermier, dhe 2/3 janë të shëruar. 21 fëmijë të prekur, por lajmi i mirë është se gjysma e tyre janë shëruar dhe asnjë nuk është në spital”, tha Fico.
Ndërkohë, sa i përket “heronjve” të tjerë të heshtur të kësaj situate, policëve mësohet se kanë rezultuar pozitiv 14 efektivë, e ndërsa COVID-19 nuk ka kursyer as gratë shtatzënë ku mësohet se janë konfirmuar 4 raste në Shqipëri.
Në fund, Fico ka bërë me dije se në karantinën shtetërore e cila ndodhet në Konvaleshencë janë të shtruar 4 pacientë.


