• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Abuzuan me legalizimet, KLSH: Ndjekje penale për 4 ish shefat e ALUIZN-it në Shkodër
Home
Aktualitet
Drejtësi

Abuzuan me legalizimet, KLSH: Ndjekje penale për 4 ish shefat e ALUIZN-it në Shkodër

28 December, 2017 k.autor Aktualitet, Drejtësi

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori ish-drejtorin, 3 ish-përgjegjës të sektorit legalizimit si dhe juristin e drejtorisë rajonale të ALUIZNIT-t, të qarkut Shkodër.

Gjatë auditit të kryer nga KLSH rezultoi se janë kryer legalizime të jashtëligjshme me sipërfaqe 15 661 m2 në brigjet e liqenit të Shkodrës, në brigjet e lumit Buna (Zona të mbrojtura), nuk kanë shkualifikuar 993 objekte të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo zonë e mbrojtur si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e 189,311 mijë lekë, të ardhura këto të munguara për fondin e kompensimit të ish pronarëve.

AUDITI
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 734/1, datë 24.07.2017, ka audituar Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t, Qarku Shkodër, për periudhën Janar 2015 deri më Korrik 2017.
Nga ky auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për A.D ish/ Drejtorin e ALUIZNI-t, E.B, ish përgjegjëse e Sektorit të Legalizimit, I.SH Përgjegjëse e sektorit të Hartografisë dhe Çështjeve të Pronësisë Hartografisë, A.B me detyrë specialist për çështjet e pronësisë dhe jurist i Njësisë së Prokurimit dhe F.T ish përgjegjës i sektorit të Legalizimit, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal, për:
-Për 1932 objekte informale janë kryer të gjitha procedurat kualifikuese për legalizim janë përgatitur e printuar lejet e legalizimit prej një periudhe nga 2 – 3 vjet por “nuk i janë dhënë qytetarit”, këto dosje janë në administrim nga drejtuesit dhe nuk janë kthyer në arshivë, duke mos respektuar afatin ligjor në 30 ditë për dhënien proceduesit të lejes së legalizimit.
-Nuk ka dokumentacion shkresor për skualifikimin ose jo të 993 objekteve te ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo zonë e mbrojtur, si dhe nuk disponon dokumentacion për informimin e Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t Tiranë dhe institucionet e vetëqeverisjes vendore në Qarkun e Shkodër.
– Në 22 raste nuk janë pasqyruar kufitarët e parcelës ndërtimore të zënë dhe pa përcaktuar largësitë e bazës së objektit nga kufijtë e parcelës, largësitë nga objekti te kufiri i pronës, largësitë nga pikat ekstreme të pronës dhe objekteve, si dhe nuk është respektuar afati 60 ditor për marrjen e vendimit për kualifikimin ose skualifikimin e praktikës së legalizimit nga data në të cilën është mbajtur procesverbali i konstatimit në terren, veprime këto në kundërshtim me VKM Nr. 280, datë 1.4.2015.
-Në 7 raste nuk disponohet në dosje dokumentacioni që pasqyron periudhën e ndërtimit pa leje, ndryshimet e sipërfaqeve të ndërtimit, kohën e ndërtimit dhe objektet e papërfunduara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME/ Elvana Gjata përpara 14 vitesh dukej kështu ... (FOTO)
Previous article Ambasadorja gjermane, Kryeprokurores së re: Luftë pa kompromis korrupsionit dhe trafiqeve ilegale

k.autor

Postime të ngjashme

SHËRBENTE SI FURNIZUES I HEROINËS/ Arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi Aktualitet

SHËRBENTE SI FURNIZUES I HEROINËS/ Arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN POGRADEC-LIN/ Ndërron jetë një person! Shkon në 4 numri i të plagosurve (PAMJET)

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës Aktualitet

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT