Mjekja e Infeksioniste Elda Qyra, e cila është në vijën e parë të luftës kundër covid-19 në Spitalin Infektiv, ka treguar mbrëmjen e sotme se fëmijët i ka çuar te prindërit e saj në mënyrë që të mos e shihnin gjendjen e saj kur kthehej nga puna.
“I kam nxjerr fëmijët nga shtëpia. Fëmijët e mi jetojnë me prindërit e mi prej datës 8 mars kur nisi epidemia. Doja që ata të mos më shihnin mua ditët e para të përballimit të covid, por dhe të ruheshin sepse ata mund të përhapnin infeksionin”, u shpreh mjekja Qyra.
Më tej, mjekja ka thënë në emisionin e Eni Vasilit se javët e para të punës në Infektiv ishin të vështira pasi infeksioni ishte i panjohur.
“Javët e para ishin të vështira, në drejtim të të panjohurës, të emocioneve, një sëmundje krejt e panjohur për ne. Ama avash avash secilit prej nesh i doli frika”, u shpreh mjekja infeksioniste Elda Qyra, ndësa e pyetur për lehtësimin e masave nga Qeveria, shtoi “Absolutisht që karantina ka bërë punën e saj të mirë. Ne kemi pasur një fluks pacientësh të përballueshëm. Ndoshta ka ardhur koha që të lehtësohet kjo pjesë sepse karantina ka dhënë frytet e veta. Them që gradualisht kjo punë duhet të bëhet.”


