• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MPOSHTI COVID-19/ Mjeku Andi Koraqi: Nisim testimet për të zbuluar pasojat e coronavirus. Diagnoza…
Home
Sociale

MPOSHTI COVID-19/ Mjeku Andi Koraqi: Nisim testimet për të zbuluar pasojat e coronavirus. Diagnoza…

20 April, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Andi Koraqi, shef i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT është një prej mjekëve që ka fituar betejën  me coronavirus. Në një intervistë për ‘Ilva Now’, doktori tha se e kishte kaluar infeksionin në formë jo shumë të rëndë.

Tashmë laboratori mikrobiologjik në QSUT po përgatitet për të kryer nga java e ardhshme testin serologjik (analizë gjaku për antitrupat), që do të zbulojë personat që mund ta kenë kaluar COVID-19 apo edhe ata që kanë imunitet për ta përballuar këtë sëmundje infektive.

Të parët që do t’i nënshtrohen këtij testi janë personeli mjekësor dhe forcat e rendit, të cilët janë në vijë të parë të betejës kundër virusit.

“Diagnoza e sëmundjeve infektive bëhet në disa mënyra, ose duke izoluar shkaktarin e infeksionit ose në mënyrë të tërthortë duke matur pasojat. Tamponi e kap në mënyrë të drejtpërdrejtë, kurse testi serologjik vëren pasojat që lë ky virus në organizëm”, u shpreh z. Koraqi.

“Këto teste identifikojnë antitrupat. Në fillim do të testohen mjekët dhe grupet që janë në risk, ku përfshihen dhe punonjësit e rendit. Sigurisht që ka një kosto, por nuk di të them sa kushton”, shtoi shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë.

Kapaciteti për të kryer këtë test është 180 teste në orë. Doktori u shpreh se ende nuk mund të bëhet një parashikim se sa për qind e popullsisë mund të jetë prekur nga COVID-19, por zyrtarisht deri tani janë 600 persona të prekur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇERTIFIKIM I SHKËLQYER MIQËSOR"/ Ministri i Jashtëm italian pret 60 infermierët shqiptarë, tregon ku do shërbejnë
Previous article SITUATA E TRAZUAR NË KINË PAS AKUZAVE PËR.../ Arrestohet ministri i sigurisë publike: Ka shkelur disiplinën e partisë dhe ligjin

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT