• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Epidemiologu suedez befason: Koronavirusi është sëmundje e lehtë, si një grip
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Epidemiologu suedez befason: Koronavirusi është sëmundje e lehtë, si një grip

20 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Në Suedi deri më sot janë regjistruar 14.500 persona të infektuar me COVID-19, dhe të paktën 1.570 tjerë që kanë humbur jetën. Në këtë vend janë të ndaluara tubimet publike me mbi 50 persona, vizitat në spital dhe në shtëpitë e pleqve, kurse mësimi në shkolla dhe fakultete është duke vazhduar në sistemin online. E shumë të punësuar po punojnë nga shtëpitë.

Megjithatë, Suedia është ndoshta shteti i vetëm në Evropë në të cilin mund ta frekuentosh një kafiteri apo restorant që janë të hapura, mos të përmendim marketet dhe qendrat tregtare që funksionojnë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ekipet e inspektorëve gjatë vikendit të kaluar kanë kontrolluar nëpër Stokholm, restorantet dhe kafiteritë për të parë nëse po respektohet distanca e kërkuar mes mysafirëve, ku afro 20 prej tyre kanë marrë vërejtje nga autoritetet komunale, mirëpo asnjë ende nuk është mbyllur.

Ish-epidemiologu kryesor i Suedisë, Johan Gjesek, konsideron se mbyllja e qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre është një ide shumë e keqe. “Karantinimi dhe mbyllja e shteteve evropiane nuk janë masa të mbështetura në fakte shkencore. Mendoj se politika e duhur do të ishte mbrojtja e të moshuarve dhe personave që vuajnë nga sëmundjet tjera kronike, derisa tjerët do të duhej ta kishin parasysh se COVID-19 është një sëmundje e lehtë e ngjashme me një grip”, ka shtuar profesori në Universitetin Karolinska në Stokholm.

“Historia e ka dëshmuar se pastrimi i duarve dhe distanca sociale janë metodat më të mira në luftën e çfarëdo sëmundje. Sapo të kryhen testet masive të antitrupave, besoj se do të tregojnë se gjysma e popullatës në Suedi tashmë e kanë kaluar sëmundjen e COVID-19, dhe se përqindja e vdekjeve do të jetë rreth 0,1 për qind”, tha ai për fund.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ PSG mendon për ish-dështakun e Interit, gati 35 milionë euro!
Previous article "NJË FLUTURIM NGA TIRANA DREJT FRANKFURTIT TË..."/ Ambasada amerikane vjen me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e saj

k.autor

Postime të ngjashme

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne Botë

GROENLANDA I PËRGJIGJET TRUMP: Vendi ynë nuk është në shitje, të ardhmen e vendosim ne

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’ Botë

"ARMËPUSHIMI ME TEHERANIN KA PËRFUNDUAR"/ Trump në samitin e NATO-s në Ankara: Udhëheqja iraniane, ‘kancer’

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake Botë

SULME MASIVE AMERIKANE NDAJ IRANIT/ Goditen mbi 80 objektiva ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT