• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DYSHOJ QË E KALOVA COVID-19 NË FUND TË SHKURTIT”/ Gruaja nga Tirana: Nuk ishte grip por kolerë. Ja çfarë kam hequr
Home
Sociale

“DYSHOJ QË E KALOVA COVID-19 NË FUND TË SHKURTIT”/ Gruaja nga Tirana: Nuk ishte grip por kolerë. Ja çfarë kam hequr

20 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Fatime Ozuni është nënë e dy fëmijëve dhe gjyshe katër nipave, por prej 10 vitesh jeton e vetme në një banesë në 21 dhjetori.

Është 64 vjece dhe gjithë jetën i ka shërbyer popullit, me profesionin teknike e zonës për mirëmbajtjen e banesave të tyre. Atë e duan të gjithë dhe sot që ajo është e vetme kujdesen për të. Fëmijët e kësaj lagjeje e konsiderojnë si gjyshën e tyre dhe sa herë ka nevojë i gjenden pranë.

Nënë Ozuni thotë se është përballur edhe me pandeminë covid-19, por nuk ka njoftuar urgjencën. Ajo e ka kaluar e vetme në shtëpi dhe nga frika se mos infektonte të tjerë ka qëndruar e izoluar. Ushqimet ia sjellin komshinjtë në shenjë solidarizimi për situatën e rëndë që po kalojmë, si dhe për dashurinë që gëzojnë për të moshurën.

“Me 8 mars dolëm një kafe me vajzën, ndërsa me datë 9 mars ra korona dhe që atëhere nuk kam dalë as deri në oborrin e shtëpisë. Komshinjtë mi sjellin ushqimet te dera. Që në 75-ën kam jetuar në këtë zonë, te rruga “21 dhjetori”, pranë shkollës “Naim Frashëri”. Kam jetuar në kryeqytet dhe kam punuar teknike e zonës, mirëmbajtje e banesave. Gjithë jetën kam shërbyer në popull. Historia ime është shumë e trishtë, pasi kam rritur dy fëmijët e vetme. Në vitin 1995 ndërroi jetë bashkëshorti si pasojë e një aksidenti në Itali. Unë jam e vetme prej 10 vitesh. Jam nënë e dy fëmijëve dhe gjyshe e katër nipave.

Djali në Francë ka dy vajza, njëra 7 vjece dhe 5 vjecare. Ndërsa vajza që jeton në Lezhë ka një djalë 10 vjecar dhe një gocë 6 vjecare. Vuaj nga tensioni dhe zemra. Kalova një grip të fuqishëm dhe dyshoj se ishte covid-19. Unë i kam pasur simptomat më të këqija se këto. Jam 100% e sigurtë që kam kaluar virusin. Nga data 14 shkurt pata temperaturë 39 e gjysëm, e cila më zgjati tre ditë e shoqëruar më dhimbje kockash dhe kollë të thatë. Kisha dhimbje trupi, pa fuqi dhe pa oreks. Më merrej fryma dhe nuk kisha rezistencë. Kjo situatë më zgjati deri me datën 8 mars. Erdhi vajza dhe dolëm për një kafe, por nuk kisha rezistencë për pak më ra të fikët. Këtu afër kam një spital, afër fondacionit “zvicerian”. Atë mora në telefon dhe bëra një vizitë për gjendjen gripale që po kaloja. Ata më thanë: Janë viroza. Këtë e pati vajza dhe fëmijët. Mua më zgjati tre javë. Kushdo që më takonte, i kërkoja të mbante distancë, pasi për mua ky nuk ishte grip por kolerë”, shprehet ndër të tjera e moshuara.

“Këto 40 ditë janë oh Zot s’kam parë në jetën time, kam qenë 3 dite 4 dite me 40 grade temperature. Me mbajti kolla 10 deri ne 12 ore, edhe floket me lendoheshin. Dy jave gati tre jave kam qene shume keq. Para tete marsit kam qene pa qef por pas tete marsit une u bera keq, edhe thoshja cfare eshte kjo kolere. Temperature, dhimbje koke ,prerje oreksi, pastaj kam pire bime nga keto cajrat bimor, per temperaturen kam pire paracetamol. Kisha dhimbje trupi dhe humbje oreksi, skisha pike rezistence, kjo zgjati disa dite.

Simptomat e para ishin te lehta pastaj nga data 14 e deri ne fund ishte shume e renduar, sepse mu pre edhe oreksi. Telefonova edhe urgjencen, edhe ata me thane rri ne shtepi sepse nuk ka asnje shans tjeter ta kalosh. Pervec meje paten edhe femijet e vajzes disa simptoma por jane shenja gripi te lehta”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MAHNITET" NGA VOLTANA ADEMI/ Gjekmarkaj: Ka temp luftarak dhe bisedon ngrohtë, gratë e PS e kanë zili
Previous article KORONAVIRUSI/ COVID-19 shkakton 1.406 të vdekur në Zvicër, 27.944 të infektuar në total

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë Aktualitet

"NUK PO MARR DOT FRYMË"/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap Aktualitet

PËRPLASJE TE 21 DHJETORI/ Policia përdor forcën ndaj protestuesve, turma shpërndahet me vrap

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2 Aktualitet

DISA VATRA ZJARRI NË RRUGËN E DURRËSIT/ Policia ndërhyn pranë turmës, studentët tentojnë të futen në komisariatin 2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT