Një moment emocional u regjistrua në një spital spanjoll, ku personeli mjekësor u mblodh dhe duartrokiti një shofer taksie, i cili transportonte pacientët në dhe nga spitali falas.
Shoferi pa emër është një nga shumë heronjte e kësaj krize pandemike.
Ai e vendos veten në rrezik për të siguruar që të tjerët të marrin kujdesin e domosdoshëm mjekësor.
Veprimet e tij vetëmohuese mund të kenë shpëtuar jetën e njerëzve të panumërt, komentojnë mediat vendase dhe ato europiane.
Në një video të postuar në Twitter, shoferi i taksisë u befasua shumë kur pa stafin e mbledhur rreth hyrjes së spitalit.
Ata e duartrokasin, ndërsa ai shikon nën konfuzion, duke mbajtur krahët e tij të kryqëzuar sikur të donte t’i përqafonte të gjithë.
Një mjek i dorëzoi një zarf që përmbante diç si dhuratë.
Videoja është parë nga 6.5 milion njerëz brenda vetëm një ditë dhe është ndarë 34,000 herë.
"Es una sorpresa que le hemos dado a un taxista que lleva a pacientes sin cobrar al hospital.Le hemos dado un sobre con dinero y una dedicatoria.Le hemos llamado para decirle que tenía que hacer un traslado y ha sido muy emocionante. No paraba de llorar."
Gracias a el y a ellos. pic.twitter.com/CcXX1BVfko— #ElTaxiUnido (@eltaxiunido) April 18, 2020


