• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DURRËSI NË KOHËN E PANDEMISË/ Si goditën tërmeti dhe virusi pikën e fortë të qytetit?
Home
Destinacione

DURRËSI NË KOHËN E PANDEMISË/ Si goditën tërmeti dhe virusi pikën e fortë të qytetit?

19 April, 2020 F.autor Aktualitet, Destinacione, Sociale

Durrësi po përjeton ditët e tij më të qeta. Një diell si ky i kësaj fundjave do të mbushte plot rrugët, plazhet dhe lokalet e qytetit, që vetëm pak muaj më parë u godit rëndë nga  tërmeti.

Por, megjithatë, të gjitha janë bosh. Në pritje të verës dhe të panjohurës. Këto vite, qyteti i dytë më i madh në vend për nga popullsia po përjetonte një bum turistik. Polakë, belgë, holandezë, gjermanë dhe turistë të vendeve nordike ishin kthyer ndër frekuentuesit e tij të rregullt për pushime afatgjata, pa llogaritur ata vendas.

Çmimet që hotelet e restorantet e Durrësit ofronin, për shumë shqiptarë mund të dukeshin të kripura, por për të huajt ishin mëse të arsyeshme. Por, në 26 nëntor 2019, ky “boom” pësoi goditje të rëndë. Prej frikës së tërmetit, shumë prej prenotimeve të realizuara muaj para hapjes së sezonit turistik, u anuluan. Por, goditja finale për qytetin bregdetar erdhi në mars, kur u evidentua rasti i parë me koronavirus.

Plazhi është i heshtur. Asgjë nuk dëgjohet përveç zhurmës së dallgëve. As zëra fëmijësh, as klientësh të rrëmujshëm në lokalet e peshkut. Të vetmit që mund të shijojnë natyrën në këtë fundjavë të izoluar janë ata që kanë shtëpi në këtë zonë.

Tërmeti i shkaktoi Hasan Barometës 40 mijë euro dëme. Hotelin që çdo vit prenotohej nga të huajt, kishte vendosur ta rikostruktonte dhe për këtë mori një kredi. Në këtë fazë ende nuk e di se cili do të jetë fati i investimit të tij.

E njëjta pikëpyetje vlen dhe për Indrit Nuredinin. Sipërmarrësi thotë se tashmë turizmi shqiptar do të duhet të përshtatet me një mendësi të re, që sjell dhe kosto.

Në vijën bregdetare të Durrësit janë rreth 200 plazhet private. Raporti mes hapësirave private dhe plazheve publike në këtë vijë është 80 me 20. Por, a i ka Bashkia Durrës kapacitetet për të menaxhuar turizimin me distancim social? Florian Tahiri, nënkryetar i bashkisë, shprehet: “Task forca që ngremë çdo vit për turizmin mund të ketë një numër të shtuar personash këtë sezon. Jam i bindur që mund t’ia dalim për të marrë masa sa i përket pjesës së distancave të shezlloneve nga njëri-tjetri”.

A do të ketë kosto ky distancim për pushuesit? “Duhet parë parcelizimi i plazheve dhe mënyra se si do të konfigurohen ato. Në varësi të numrit të pushuesve, mund të ndikojë në çmimin e shezllonit”.

Derisa të gjendet përgjigjja se si do të zhduket koronavirusi, Hasani dhe Indriti vazhdojnë e shpresojnë. Ata, si shumë sipërmarrës të tjerë në këtë sektor, po bëjnë gati hotelet e restorantet për të pritur sa më shumë turistë.  (A2)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Mbyllet pavioni i terapisë intensive në spitalin italian, festa e mjekëve
Previous article "PROFECIA" E RAMËS BËHET E VËRTETË/ Policët spanjollë dhunojnë të riun sepse nuk respektoi karantinimin (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal Aktualitet

TRAFIK NDËRKOMBËTAR DROGE DHE EMIGRANTËSH/ SPAK dërgon në gjyq 10 anëtarët e grupit kriminal

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Ndërtuan dy kate pa leje dhe u bënë “hije”, si ndërtuesit mashtruan policinë dhe shmangën autoritetet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite Aktualitet

HISTORIA PREKËSE E EDI TUSHE/ Mjeku që u dha jetë mijëra fëmijëve, por nuk mundi të përqafonte të birin për më shumë se 20 vite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT