• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Gjeni ndonjë gjë të re, se dihet që “gjithë fajin e ka Edi Rama”!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Gjeni ndonjë gjë të re, se dihet që “gjithë fajin e ka Edi Rama”!

19 April, 2020 Redaktor1 OP-ED

Të gjithë ata që deri dje gjatë diskursit të tyre publik, kritikonin të majtët sa herë që përmendnin mëkatet gjatë qeverisjes të Sali Berishës, sot janë bërë partizanët më të mëdhenj të së njejtës qasje. Deri dje të njëjtët që hidheshin përpjetë duke ironizuar se “të gjitha fajet i ka Berisha”, po bëjnë të njëjtën gjë duke thënë natë e ditë e për çdo gjë se, “të gjitha fajet i ka Edi Rama”.

Ndryshimi i madh qëndron në faktin, se ndërsa të majtët ofronin provat dhe faktet për të kritikuar bëmat dhe gjëmat e së djathës dikur në pushtet, sot ata as nuk kanë ndërmend që të meren me to. Sepse u del e u tepron emri i Edi Ramës. U del e u tepron Kryeministri. Kryetari i Partisë Socialiste. Kreu i mazhoancës së majtë.

Ndaj për çdo gjë që ndodh në Shqipëri, për çdo debat që zhvillohet, për çdo çështje që diskutohet dhe për çdo fenomen që ka interes publik të flitet, e kanë gjetur zgjidhjen me “deus ex machina”. Mjafton që të thonë: “Fajin e ka Edi Rama”! E aty qetësohen. Aty rrotullohen. Aty fokusohen. Dhe portreti e emri i tij ua zë të gjithë peisazhin e shikimit. Rrezen e gjykimit. Dritën e mendimit.

Për opozitarët tanë nuk ka rëndësi fare nëse kemi të bëjmë me ndonjë problem politik. Me një projekt qeverisës. Me një çështje krejt personale të dikujt. Me një hall familjar a privat. Apo me një hall lokal, rajonal, kombëtar apo ndërkombëtar. Nëse ajo për të cilën flitet, diskutohet dhe debatohet është një fenomen natyror. Apo një pandemi globale. Është një çështje e Zotit. Apo e njeriut.

Mjafton për këtë që të sjellim shembullin e kryedebatit të këtyre ditëve dhe javëve të fundit në Shqipëri dhe kudo në botë: Lufta ndaj Covid-19. Po si nuk foli njëherë qoftë edhe një opozitar i vetëm në lidhje me shifrat, provat e faktet e përditshme që raportohen çdo 24 orë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve?!

Në fund të fundit, ngado që ta rrotullosh, statistikat janë pasqyra më e mirë për të parë, analizuar, komentuar dhe debatuar rreth mënyrës sesi po e përballon Shqipëria këtë sfidë historike, në raport me situatën e krijuar dhe me shtetet e tjera. Flasin për çdo gjë tjetër që u del përpara e që u vjen ndërmend, por vetëm e vetëm për numrin e të prekurve, të shëruarve dhe viktimave për një milion banorë, për fluksin e telfonatave të urgjencës dhe gjendjen e të shtruarve, nuk flasin që nuk flasin!

Kanë arësye për këtë. Është krejt e qartë se nuk ua bën zemra të meren me të dhënat konkrete rreth pandemisë, sepse u duhet që të thonë ndonjë fjalë të mirë për mjekët. Për infermierët. Për punonjësit dhe drejtuesit e tjerë të sistemit shëndetësor. Janë të falur e të mirëkuptuar, se përse nuk kanë për ta thënë kurrë një fjalë të mirë për ministrinë e Shëndetësisë. Për Policinë e Shtetit. Për Qeverinë. Sepse për Kryeministrin dihet tashmë, që nuk kanë për ta nxjerrë qoftë dhe një fjalë të vetme pozitive, për aq kohë sa ai Edi Rama të jetë në këtë post.

E para, nuk kanë për tu marë me shifrat, statistikat, të dhënat dhe provat konkrete të luftës ndaj koronavisurit në Shqipëri, sepse dukshëm ato do ti shtonin pikë të tjera mazhorancës socialiste në bilancin qeverisës të këtyre 6-7 viteve.

E dyta, nuk kanë për të thënë asnjë fjalë të mirë për qeverinë për aq kohë sa luftën ndaj Covid-19 nuk e shohin ashtu siç ajo është në të vërtetë dhe siç e trajtojnë të gjithë: Si një sfidë globale për mbijetesë. Edhe këtë luftë opozitarët tanë e shohin thjeshtë dhe vetëm si një çështje politike për përfitime personale dhe partiake me qëllime elektorale, në kurriz të shëndetit të shqiptarëve. Çka tregon se për ta karrikja e ardhshme, është më e rëndësishme se fitorja e sotme e përbashkët.

E treta, duke e personalizuar dhe fokusuar të gjithën këtë betejë, vetëm e vetëm mbi Edi Ramën mendojnë se përmes demonizimit, do të krijojnë tek shqiptarët idenë, se e keqja në këtë vend nuk është as tërmeti, as Covid-19 dhe asgjë tjetër, por vetëm Kryeministri.

Duke dashur që ta dëmtojnë kësisoj, të gjitha dritat e prozhektorëve të interesit publik, janë derdhur mbi portretin e tij. Ai në vend që të shqetësohet, po argëtohet me të gjithën këtë, sepse kurrë nuk mund ti bësh një lideri politik si ai një dhuratë më të madhe se kjo. Pasi, të menaxhojë natë e ditë përgjegjësitë e tij politike dhe publike, e ti ballafaqojë ato pandërprerë para shqiptarëve, është gjëja që ka ditur gjithmonë që të bëjë më mirë në jetën e tij.

Opozitarëve tanë duhet të ketë nisur që ti bëjë me sa duket efekt edhe karantinimi, përdersia për të fituar kundër mazhorancës, nuk reshtin së sulmuari atë, vetëm e vetëm tek pika e saj më e fortë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TALLET ME BASHËN/ Pjerin Ndreu: Fli gjumë Lulush, kemi nje muaj e ca që merremi me epideminë ndërsa ti gërhisje
Previous article "UNË DHE PD MORËM FUND"/ Paloka sulmon Ramën: Je burrë në moshë, boll bëre si...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT