• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BIE NUMRI I VIKTIMAVE NË SPANJË E NEW YORK/ Turqia i afrohet Kinës, por ka vdekshmëri të ulët
Home
Nderkombetare

BIE NUMRI I VIKTIMAVE NË SPANJË E NEW YORK/ Turqia i afrohet Kinës, por ka vdekshmëri të ulët

19 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Spanja dhe Nju Jorku janë dy vatrat që sollën shpresë gjatë 24 orëshit të fundit mes pandemisë së koronavirusit. Autoritetet e dy vendeve raportuan numrin më të ulët në disa javë të vdekjeve.

Spanja shënoi 410 viktima këtë të diel, 185 viktima më pak se të shtunën. Një shifër kaq e ulët nuk ishte parë prej 22 marsit, kur përhapja COVID-19ës ishte në ditët më agresive. I gjithë vendi numëron mbi 20 mijë viktima e afro 196 mijë të prekur, rreth 4 mijë më shumë se të shtunën, duke shënuar po ashtu një shifër tepër të ulët infektimesh të reja.

Ndërsa shteti federal amerikan i Nju Jorkut shënoi 24 orëshin e fundit 540 viktima, shifra më e ulët e këtyre dy javëve. Nju Jorku ka numrin më të lartë të viktimave në shkallë kombëtare ose 1/3 e vdekjeve në gjithë Shtetet e Bashkuara. I gjithë vendi numëron mbi 730 mijë të prekur dhe mbi 39 mijë viktima. Këto shifra tregojnë se kulmi i pandemisë është arritur, ashtu siç pohoi pak ditë më parë presidenti Donald Tramp.

Me ritme tepër të larta, koronavirusi po përhapet në Turqi, ku numri i të prekurve ka arritur atë të Kinës mbi 82 mijë, duke kapërcyer Iranin që ka 100 të prekur më pak. Mbi 3 mijë raste të reja infektimesh janë shënuar vetëm në 24 orët e fundit. Megjithatë, zyrtarët në Ankara thanë se aktualisht po zhvillohet një testim masiv i popullsisë. Vdekshmëria është ndër më të ultat në botë deri më tani 2.2%, më e ulët edhe se Gjermania.

Shifra të larta infektimesh vijon të shfaqë Rusia. Një numër rekord prej mbi 6 mijë të infektuarish të rinj u shënuan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në mbi 42 mijë. Ndërsa numërohen në total 361 viktima. Zyrtarët rusë të emergjencës thanë se 43% e rasteve të reja janë të bartës pa simptoma të virusit.

I gjithë globi numëron mbi 2.3 milionë të prekur mes të cilëve mbi 161 mijë të vdekur. Ndërsa 25% e të infektuarve të deritanishëm janë shëruar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPRESË NË ITALI/ Ulet numri i viktimave, 443 të vdekur dhe 2,128 të shëruar në 24 orët e fundit
Previous article COVID-19/ Rama lajmëron bizneset: Ata që hapen këtë javë dhe nuk janë në listë do ndëshkohen

k.autor

Postime të ngjashme

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë Botë

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një Botë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT