Qëndrimi në shtëpi për shkak të izlomit dhe reduktimi i lëvizjes me makina ka sjellë pastrimin e ajrit në të gjithë botën.
Natyra po merr frymë lirisht këto ditë, pasi faktori human është ai që po shkatërron botën bimore dhe shtazore.
Së fundmi në qytetin e Vlorës ka mbirë një bimë e lartë që e mban vesën në trupin e saj.
Kryebashkiaku Leli ka publikuar foton e saj duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos i afrohen deri në studimin e kësaj bime të çuditshme.
“Na rezulton se gjatë këtyre 40 ditëve të karantinës në hyrje të Vlorës ka mbirë një lloj i panjohur bari i lartë që e ruan vesën gjatë gjithë kohës në formë të konservuar përgjatë trupit.Bashkia e Vlorës do të angazhojë Institutin e Bimëve për të analizuar shkaqet e lindjes dhe përbërjen biologjike të kësaj specieje. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mos i afrohen pa u zbuluar më parë efekti i kësaj bime mbi organizmin e njeriut! Për momentin bimë të tjera dhe pemë të ndryshme po shtohen rrotull barit të çuditshëm me përmasa gjigande që ka dalë në hyrje të qytetit”, shkruan Leli.


