Një gjest i mrekullueshëm nga Petrit Bylykbashi, i riu që “bashkëjetoi” 18 ditë me Covid-19, i cili ka vendosur të dhurojë gjak për të prekurit e tjerë që kanë nevojë për antitrupa të fortë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Petriti në një komunikim për Report tv i cili më tej tha se tashmë e ka mposhtur virusin, pasi pas dy testesh ka rezultuar negativ dhe tani është mirë me shëndet.
Ai deklaroi më tej se nesër do i bashkohet qendrës së vullnetarëve më Kosovë, ndërsa kujdesin nuk e heq asnjëherë nga mendja, sepse kjo sëmundje është e pabesë.
Petriti ka vendosur të dhurojë plazmën e gjakut për ata persona të cilët janë prekur dhe kanë nevoje për antitrupa të fortë, që thuhet se i ka pikërisht gjaku i të shëruarve. Ky është nëj gjest për tu vlerësuar pasi jo të gjithë të shëruarit e tjerë kanë vendosur që ta bëjnë një gjë të tillë.


