Prej më shumë se një jave në Shqipëri, numri i të shëruarve është më i lartë se ai i personave aktivë të infektuar me koronavirus. Aktualisht janë 314 të shëruar në total, dhe vetëm 222 raste aktivë, nga 562 që është numri në total i të gjithë të infektuarve në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar me COVID-19 14 raste të reja nga 231 persona të dyshuar që u testuan. Nga këto teste, 35 ishin personel mjekësor, ku vetëm një bluzë e bardhë në Shkodër doli pozitiv. Nga 14 rastet e reja, 7 janë në Krujë, 5 në Tiranë dhe 2 në Shkodër.
Deri më tani në Shqipëri janë kryer 5542 teste, nga të cilat vetëm 10% e të testuarve kanë dalë pozitiv, pra shifra 562 të prekur. Sipas Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, kjo shifër tregon se numri i testimeve është i mjaftueshëm.
Deri më tani, Shqipëria shënon 26 viktima të prekur me koronavirus. shumica prej të cilëve kanë pasur edhe sëmundje bashkëshoqëruese.
🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19 Dr. Marjeta DervishiInstituti i Shëndetit Publik
Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 19. April 2020


