• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRGATITJA/ Buka e Pashkëve me vezë të ngjyrosura, zbuloni recetën e gatimit në shtëpi
Home
Jetë

PËRGATITJA/ Buka e Pashkëve me vezë të ngjyrosura, zbuloni recetën e gatimit në shtëpi

19 April, 2020 F.autor Jetë

Buka e Pashkës përgatitet mëngjesin e Pashkës në pothuajse çdo familje të krishtere dhe duke qenë se ka një shije as të ëmbël, as të kripur, konsumohet për mëngjes, lyer me pak reçel ose edhe me djathë të bardhë.

Mund t’i jepen forma nga më të ndryshmet, që nga gërsheti e deri tek forma klasike e gjevrekut. E vetmja gjë me të cilën duhet të besh kujdes është ngjyruesi për vezët e Pashkës, i cili duhet të jetë patjetër ushqimor.

Përbërësit: 1/2 kg miell tip 00 5 vezë 100 gr gjalpë të shkrirë në mikrovalë 100 ml qumësht 150 gr sheqer 30 gr maja birre 3 vezë të ngjyrosura Pashke

Përgatitja: Fillimisht, shkrijmë majanë e birrës në pak ujë të ngrohtë duke shtuar më pas edhe qumështin e vakët. Shtojmë një lugë të vogël sheqer, gjysmën e miellit dhe i përziejmë mirë derisa të formohet një përbërje homogjene. Në këtë moment, brumi rezulton pak ngjitës në duar, por nuk është problem.

E lëmë të vijë të gjithë masën në një ambient të ngrohtë, larg korrenteve të ajrit (p.sh. në furrën e fikur) për rreth 2 orë apo derisa të dyfishojë vëllimin e saj. Në një enë të madhe, rrahim me ndihmën e një mikseri elektrik vezët me pjesën e mbetur të sheqerit, shtojmë gjalpin e shkrirë në mikrovalë dhe gjysmën tjetër të miellit.

Pasi të kenë kaluar dy orë dhe brumi të jetë fryrë, e bashkojmë me brumin e mësipërm me vezë duke i përzier sa më mirë me njeri-tjetrin në mënyrë që të formohet një masë e vetme, e cila duhet të rezultojë elastike dhe jo shumë e hollë (në këtë rast, shtojmë edhe pak miell).

E vendosim sërish për t’u fryrë edhe për 2 orë të tjera. Pasi ka kaluar kjo kohë, e ndajmë brumin në dy pjesë duke formuar dy rripa të gjatë të cilët i gërshetojmë midis tyre. Vendosim në mes vezët e kuqe të ziera, e transferojmë në tavën ku do ta gatuajmë të lyer paraprakisht me pak gjalpë dhe miell dhe e lëmë të vijë edhe për një orë tjetër. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30 minuta./unegatuaj.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NISI NË 2014/ Mësimet që nuk i nxorëm nga ebola
Previous article SOT LIRI DALJE PËR NËNAT DHE FËMIJËT DERI NË.../ Rregullat që duhet të keni në vëmendje

F.autor

Postime të ngjashme

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin! Jetë

"MË PËRDHUNUAN TEKSA..."/ SHOKON rrjetin kandidatja demokrate për Kongresin!

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT