• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA GATI T’I RIKTHEHET NORMALITETIT/ Trump parashikon rihapjen e ekonomisë në disa shtete
Home
Blog

SHBA GATI T’I RIKTHEHET NORMALITETIT/ Trump parashikon rihapjen e ekonomisë në disa shtete

18 April, 2020 k.autor Blog, Nderkombetare

Javën e ardhshme disa pjesë të Amerikës parashikohet që të hapen disa pjesë të vendit. Lajmin e ka dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një konferencë për shtyp. Presidenti Trump tha se në shumë shtete aftësitë për të testuar janë të mjaftueshme për të mundësuar rihapjen e ekonomisë.

“Në javët në vazhdim, mendoj se do të shihni ndërmarrjen e hapave shumë dramatike, por në mënyrë të sigurt. Vërtet mund të ketë hapje por me përparësi është siguria”, tha Trump. Në shtete si Idaho, Miçigan, Teksas dhe Virxhinia qytetarët po protestojnë duke kërkuar rihapjen e ekonomisë.

Presidenti u doli në mbrojtje atyre, duke nxitur në Twitter, përkrahësit e tij të “çlirojnë” tre shtete me guvernatorë demokratë. “Këta njerëz po shprehin pikëpamjet e tyre. Ata më duken shumë të përgjegjshëm. Ata janë trajtuar ashpër”, tha Presidenti.

Një nga guvernatorët që ai vuri në shënjestër, ishte demokrati nga Virxhinia, pranë Uashingtonit, Ralph Northam. “Unë dhe stafi im jemi në mes të një lufte biologjike. Nuk kam kohë të përfshihem në luftra në Tëitter. Do të vazhdoj të bëj gjithçka për t’i mbajtur të sigurt qytetarët dhe për të shpëtuar jetë”, shtoi ai.

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor për sëmundjet infektive tha se e kupton acarimin e njerëzve por se ai e sheh çështjen nga këndvështrimi i shëndetit publik. “Por roli im kryesor është të bëj rekomandime për të mbrojtur shëndetin e dhe sigurinë e popullit amerikan. Dhe shpresoj që njerëzit ta kuptojnë se kjo është arsyeja që po veprojmë në këtë mënyrë”, tha ai.

Disa shtete të drejtuara nga republikanët po i lehtësojnë masat që synojnë ndaljen e koronavirusit. Presidenti Trump paraqiti këtë javë një udhërrëfyes me tre faza për lehtësimin e kufizimeve, duke filluar me shtetet që kanë pasur rënie të rasteve me koronavirus.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Shpresë nga Amerika për ilaçin kundër Koronavirusit, ka dhënë rezultat
Previous article COVID-19/ Shefja e Epidemiologjisë: Këto janë TRE qytetet "vatra" të nxehta në Shqipëri

k.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT