Kryeministri Edi Rama, në një njoftim për shtyp dje, u shpreh se pensionistët mund të dalin nga shtëpia të shtunën në mëngjes.
Kjo ka bërë që rrugët e Tiranës në kushtet e shtetrrethimit për moshat e tjera, të ishin të mbushura me banorë të moshës së tretë që shijonin diellin dhe ajrin e pastër në orët e para të mëngjesit.
Më poshtë po përcjellim disa foto të shkrepura nga Nensi Bogdani.











