Sot janë zyrtaruar edhe dy rastet e reja në Kukës. Burime për Report Tv pohojnë se të infektuarit janë familjarë të infermierit që rezultoi me COVID të martën. Më herët infermieri infektoi 4 familjarë dhe një koleg i tij, që rezultuan pozitiv me koronavirus. Me 2 rastet e sotme, shkon në 6 numri i familjarëve që infektoi infermieri në Kukës. Në total janë 11 të infektuar në Kukës, 5 prej tyre personel shëndetësor.