• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIATDHESIMI/ Si do të funksionojë karantina në hotele? Ja udhëzimi i emigrantëve
Home
Aktualitet

RIATDHESIMI/ Si do të funksionojë karantina në hotele? Ja udhëzimi i emigrantëve

18 April, 2020 Delo.autor Aktualitet

Në Fletoren Zyrtare është miratuar udhëzimi për mënyrën e organizimit të akomodimit të përkohshshëm të personave që riatdhesohen si rezultat i gjendjes së shkaktuar nga COVID-19.

Referuar udhëzimit, akomodimi i përkohshëm i personave të riatdhesuar bëhet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, Ministria e Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Brendshme.

“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, pas evidentimit nga Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) dhe Unioni Turistik Shqiptar (UTSH), përzgjedh strukturat akomoduese ku do të kryhet akomodimi i përkohshëm i personave dhe ia përcjell për miratim Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile.

Shpenzimet e akomodimit të përkohshëm të të riatdhesuarve mbulohen një pjesë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe pjesa tjetër nga personi i riatdhesuar, sipas përcaktimeve të rregullores që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Vetëm për strukturat akomoduese, që kanë marrëveshje me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, do të kryhen pagesat nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit, sipas marrëveshjes tip, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë  përbërëse e tij” përcaktohet në udhëzim.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kujdeset për shëndetin e personave të riatdhesuar dhe merr masa për respektimin e kushteve që duhet të ndiqen në përputhje me aktet ligjore/nënligjore në kuadër të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Ministria e Brendshme, nëpërmjet Policisë së Shtetit, merr masat e nevojshme për shoqërimin e personave të riatdhesuar në strukturat akomoduese dhe siguron moslargimin e tyre nga këto struktura, sipas procedurave dhe afateve të përcaktuara në aktet ligjore/nënligjore në kuadër të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Akomodimi i përkohshëm ‘all inclusive’ në strukturat akomoduese, në funksion të këtij procesi, për personat e riatdhesuar përfshin:

a) fjetje;

b) 3 (tre) vakte ushqim;

c) drita;

ç) ujë;

d) ngrohje;

dh) siguri;

e) pastrim;

Pagesa për akomodimin e përkohshëm është 2.500 lekë në ditë për person, përfshirë TVSH-në, nga të cilat 1.700 lekë paguhen nga buxheti i shtetit dhe 800 lekë nga personi i riatdhesuar, sipas vendimit të Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile.

Vlera e pagesës nuk mund të jetë më e madhe se 2.500 lekë në ditë për person, përfshirë TVSH-në.

Nëse subjekti privat shpreh pëlqimin, për shkak të situatës, të ofrojë falas akomodimin e përkohshëm për disa individë brenda struktures së tij, Agjencia Kombëtare e Bregdetit bën zbritjen nga vlera e përgjithshme e faturës. Efektet financiare, sipas këtij neni, do të përballohen nga fondet të vëna në dispozicion nga buxheti i shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KOHË PANDEMIE/ PD nuk ndalet. Vokshi dhe Alibeaj THYEJNË SHTETRRETHIMIN dhe shkojnë tek... Ministria Shëndetësisë
Previous article "DERI ME 18 PRILL DO KETË 300 TË VDEKUR..."/ Një rikujtesë për deklaratën skandaloze të ish-zv.ministrit të Arsimit

Delo.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës Aktualitet

QYTETARËT NË PROTESTË PREJ 41 DITËSH/ Kërkohet largimi i Ramës dhe Berishës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT