• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I DËNUAR ME RRETH 16 VITE BURG PËR TRAFIKIM TË MITURISH/ Kapet në Durrës 41-vjeçari, si tentoi t’i ikë policisë (EMRI)
Home
Breaking News

I DËNUAR ME RRETH 16 VITE BURG PËR TRAFIKIM TË MITURISH/ Kapet në Durrës 41-vjeçari, si tentoi t’i ikë policisë (EMRI)

18 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person të rrezikshëm, të dënuar me rreth 16 vite burg për dy vepra të rënda penale, “Trafikim i të miturve” dhe “Falsifikimi i pasaportës”, kryer në bashkëpunim.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Verjon Menaj, i cili ka tentuar të largohet me vrap, pasi i janë kërkuar dokumentet. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të tij, duke bërë të mundur kapjen dhe shoqërimit e 41-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Durrës

I kërkuan autorizimin për lëvizjen, kundërshtoi urdhrin e Patrullës së Përgjithshme dhe largohet me vrap, por kapet gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Vihet në pranga 41-vjeçari, i cili ishte person i shpallur në kërkim, i dënuar me 15 vite burg, 10 muaj e 27 ditë burgim.

Po gjatë kontrolleve për autorizim për lëvizje, kapet dhe vihet në pranga edhe një tjetër person i shpallur në kërkim për plagosje të lehtë me dashje.

Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Plazh, duke kontrolluar personat për autorizimin përkatës të lëvizjes, kanë ndaluar shtetasin Verjon Menaj, 41 vjeç, në lagjen nr. 13, Plazh dhe i kanë kërkuar autorizimin e lëvizjes dhe dokumentin e identifikimit, por ai nuk ka pranuar te japë dokument identifikimi dhe është larguar me vrap. Patrulla është vënë në ndjekje të tij dhe ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimit e 41-vjeçarit në ambientet e Policisë.

Gjatë verifikimit të gjeneraliteteve ka rezultuar se shtetasi Verjon Menaj ishte person në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 15 vite, 10 muaj e 27 ditë burgim, për veprat penale “Trafikim i të miturve” dhe “Falsifikimi i pasaportës”, kryer në bashkëpunim.

Po gjatë patrullimeve dhe verifikimeve të personave që shkelin orarin e karantinës, Patrulla e Përgjithshme e Stacionit të Policisë Plazh ka kapur një tjetër person të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasin I. P., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Ky shtetas, më datë 10.04.2020, rreth orës 09:00 në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me sende të forta shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Durrës.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA TREGJET E SHUMICËS TEK KOZMETIKA/ Del lista e plotë e bizneseve që do të hapen nga dita e hënë
Previous article KORONAVIRUSI/ Distanca në plazh: Modeli italian që do të aplikojë Shqipëria për sezonin turistik

Delo.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT