Deputeti i LSI Petrit Vasili ka mbledhur dhe është në një bisedim me gazetarët. Në këtë takim Vasili ka komentuar ngjarjen e ditëve të fundit siç ishte skandali me pagat e naftëtarëve dhe pagimi i siguracioneve të tyre dhe rasti i deputetit Gledion Rahovica nga radhët e LSI.
Rastin e parë e a cilësuar si një turp të qeverisë kurse për deputetin Rahovica nga radhët e LSI Vasili është shprehur se do sqarojë situatën.
“Kam dëgjuar një komunikim nëpërmjet medias dhe besoj që z.Rehovica do ta sqarojë të gjithë situatën, por në ditët në vijim do njiheni me qëndrimin e vetë deputetit lidhur me këtë çështje. Ai do të jetë në dispozicion të të gjitha procedurave që do zhvillohen. Përgjegjësia do të jetë individuale për deputetin, LSI s’mban përgjegjësi për njerëzit që shkelin ligjin. Deputeti do të përgjigjet vetë,” u shpreh Vasili.
Përgatiti:AlpeNews.al


