• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Pse në Korenë e Jugut të shëruarit përsëri rezultojnë pozitivë me virusin e ri?
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Pse në Korenë e Jugut të shëruarit përsëri rezultojnë pozitivë me virusin e ri?

17 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

Zyrtarët koreanojugorë po investigojnë disa alternativa shpjegimesh të ndryshme në lidhje me një numër të vogël por në rritje të pacientëve të shëruar nga koronavirusi që më pas kanë rezultuar përsëri pozitiv ndaj virusit.Ndër arsyet kryesore janë ri-infektimi, riaktivizimi dhe testet inkonsistente, sipas ekspertëve.Korea e Jugut ka raportuar 141 raste të këtilla që prej të enjtes sipas Qëndrës Koreane Për Kontrrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin e tyre (KCDC).

Kemi të bëjmë me riinfektim apo riaktivizim?Megjithëse riinfektimi do të ishte skenari më shqetësues si pasojë e implikacioneve që mund të rrjedhin si pasojë e mos aftësisë së një popullate për të krijuar imunitet, ekspertët dhe KCDC shprehen se kjo ka pak ngjashmëri të ndodhë.Por KCDC mendon se në Kore të Jugut po ndodh një riaktivizim i virusit. Riaktivizimi do të thotë që disa pjesëza të virusit shkojnë në gjendje gjumi (të fjetur) për një periudhë kohe, ose që disa pacientë mund të kenë sistem imunitar të dobët e kjo bën që virusi të rigjallërohet në trupat e tyre, sipas ekspertëve.

Një studim i fundit nga doktorët në Kinë dhe SHBA sygjeron se koronavirusi mund të dëmtojë limfocitet T, ndryshe të njohura e si qelizat T, të cilat luajnë një rol esencial në sistemin imunitar të trupit dhe aftësisë së tij për të luftuar infeksionet.Kim Jeong-ki një virolog në Kolegjin e Farmacisë të Universitetit të Koresë, e krahason riaktivizmin (ndryshe në anglisht me termin relapse ) me një sustë që ngrihet përsëri lart së pupthi pasi ti e ke mbajtur me duar duke i ushtruar forcë për poshtë.“Kur ti e shtyp një sustë për poshtë ajo bëhet e vogël dhe kur ti heq duart susta kërcen e merr formën e saj origjinale”, shpehet ai.

Edhe nëse pacientëve i’u gjehet që t’iu ketë ndodhur riaktivizimi e jo riinfektimi, kjo përsëri përbën sfida të reja përsa i përket përmbajtjes së përhapjes së virusit.“Autoritetet shëndetësore Koreano Jugore akoma nuk kanë identifikuar raste në të cilat pacientët me virus të riaktivizuar t’a kenë përhapur koronavirusin tek të tjerët, por nëse ky lloj infeksioni provohet të jetë i vërtetë atëherë kjo do të përbëntë problem gjigand për ne”, shprehet Seol Dai-wu një ekspert në zhvillimin e vaksinave dhe profesor në Universitetin Chung-Ang.

Limitet e testimeve – Pacientët në Kore të jugut konsideohen si të pastër nga virusi kur testojnë dy herë negativë në intervale kohe 48 orëshe.

Ndonëse testet RT-PCR që përdoren në Kore të Jugut konsiderohen në përgjithësi si të saktë ekspertët shprehen se ka mundësi që ato të paraqesin rezultate false apo jo-inkosistente në një numër të vogël rastesh.

“Testet RT-PCR vlerësohen të kenë një saktësi prej 95%. Kjo dmth se ka 2-5% raste nga të gjithë testet e bëra në të cilat rezultatet të kenë qënë të pasakta”, shprehet zoti Kim.

Kjo ndodh pasi mbetjet e virusit mund të qëndrojnë në nivele shumë të ulëta për t’u identifikuar nga testet e bëra, shpjegon zoti Seol.

Por nga ana tjetër ajo cfarë mund të ndodhë është e kjo. Testet mund të jenë aq shumë sensitive saqë e kur bien në kontakt me grimca e nivele potencialisht të padëmshme të virusit çojnë në dhënien e rezultateve të reja pozitive ndonëse personi është shëruar, shprehet zoti Kwon Jun-wook zëvëndës drejtori i KCDC në një deklaratë për shtypin të enjten.

Testet gjithashtu mund të kompromentohen nëse provëzat e duhura nuk mblidhen në mënyrën e duhur e adekuate sipas rregullores të udhëzuar, shprehet Eom Joon-sik profesor i sëmundjeve infektive në Qëndrën Mjekësore Gil të Universitetit Gachon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EDHE PSE I THJESHTË, ËSHTË SHUMË I VEÇANTË"/ "Il Post" vlerëson mesazhin e Ramës, mes 10 më të mirëve për COVID-19
Previous article PENSIONISTËT LEJE PËR TË DALË NESËR PARADITE/ Policia i sqaron rregullat: Mos u ulni në grupe, pas orës 11 në shtëpi

k.autor

Postime të ngjashme

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën! Botë

KËRCËNON IRANIN/ Trump: Ose marrëveshje, ose do ta përfundojmë punën!

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje Botë

"SHBA VRAU BABIN TONË"/ Mijëra iranianë marshojnë në rrugët e Teheranit dhe kërkojnë hakmarrje

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT