• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“XHAMLLIKU” STREHË E TË KËRKUARVE/ Selmani mohon lidhjet për vrasjen e Santiago Malkos
Home
Aktualitet
Kronikë

“XHAMLLIKU” STREHË E TË KËRKUARVE/ Selmani mohon lidhjet për vrasjen e Santiago Malkos

17 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Ilir Selmani i arrestuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ka refuzuar të bashkëpunojë me policinë për zbardhjen e ngjarje. Ai ka refuzuar të japë detaje të vlefshme që do ndihmonin hetuesit, duke mohuar lidhjen me vrasjen e Malkos. 35-vjeçari jetonte në zonën e “Xhamllikut”në Tiranë, zonë e cila tashmë është kthyer në strehën e të shumërkuarve.

Ilir Selmani (në foto) i arrestuar pasditen e të enjtes në kryeqytet si autor i dyshuar i vrasjes së ish-policit Santiago Malko, ka refuzuar të bashkëpunojë me policinë për zbardhjen e ngjarjes.

Ai është marrë në pyetje nga grupi hetimor pranë policisë, para të cilëve ka mohuar të ketë lidhje me vrasje, apo të ketë marrë pjesë në planin për ekzekutimin e ish-policit. 35-vjeçari para hetuesve është shprehur ndër të tjera se ngjarjen e kishte mësuar në televizor, dhe se viktimën nuk e njihte. Mes të tjerash, Selmani ka treguar edhe pse dilte i armatosur në rrugë, duke thënë se i rrezikohej jeta nga kundërshtarët e tij.

Arrestimi i ilir Selmanit u krye në kuadër të operacionit të koduar “Gjurmimi” nga efektivët e e komisariatit nr.2 në zonën e Xhamllikut. 35-vjeçari është prangosur në lulishten e pallatit, zonë shumë pranë vendit të vrasjes së Santiago Malkos. Në momentin e arrestimit, Selmanit iu sekuestrua edhe një pistoletë me fishek në fole, ndërkohë që bashkë me të u shoqërua edhe shoku me të cilin ndodhej kur u ndalua nga efektivët e policisë.

35-vjeçari Selmani kishte marrë me qira një hyrje në katin e 8, katin e fundit të pallatit, hyrje e cila disponon dhe dalje në tarracë. E njëjta skemë është përdorur më herët dhe nga i shumëkërkuari tjetër Orges Bilbili, i cili jetonte në katin e fundit të një tjetër pallati, me dalje në tarracë. Banorët në zonën e “Xhamllikut”, shprehen se e njihnin vetëm si fytyre pasi janë shkëmbyer në ambientet e pallatit, por jo si identitet.

Arrestimi i Selmanit u bë pasditen e të enjtes, pas 8 muajsh kërkime si autor i i vrasjes së Santiago Malkos. Identifikimi i Selmanit është kryer nga hetuesit pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, ku ai shfaqej duke mbledhur bishtat e cigareve të konsumuara nga Blendi Teta, i arrestuar po për këtë ngjarje.

Për vrasjen mafioze të ish-policit janë vetëm dy të arrestuar, ndërsa ndodhen në kërkim vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Xhoni Nica, Oltian Loka, Aleksandër Maxhaku e Dritan Agaj të gjithë nga Tirana, si dhe Fatmir Hyseni nga Vlora.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Nëse nuk arrestohet Voltana, atëhere Kodin Penal hidheni në WC si letër higjenike!
Previous article ARRESTOHET SHQIPTARI NË ITALI/ Autor i vendosjes së bombave në dy sipërmarrje

Delo.autor

Postime të ngjashme

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik Aktualitet

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara Aktualitet

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT