A duhet ti besojmë teorive konspirative se gjithçka po ndodh për të na vendosur disa cipe në trup për të na kontrolluar?
Në një lidhje me skype me studion e Ora News, Doktor Arben Merkoçi, profesor dhe drejtor i një grupi shkencor mbi nanobiosensorët në institutin katalan të Nanoteknologjisë në Barcelonë ka një mesazh për të gjithjë.
Arben Merkoçi: Po përhapen teori që nuk janë të provuara, janë hiptoza apo të rreme. Një konkluzion i vërtetë vjen pas një pune të mundshme me prova e teste të vazhdueshme. Vetëm kur bëhen provat nga shkencëtarë dhe nxjerrin konkluzione, atëhrë duhet të besohen. Unë nuk besoj në teori konspirative por në punime shkencore. I bëj thirrje të gjithëve të dëgjoni zërin e specialistëvë të vërtetë që kanë marrë përsipër situatën e pandemisë dhe jo lajmet nga më të çuditshme.
Doktori i njohur beson se vaksinë kundër COVID-19 do të ketë por ndalet tek transparenca.
Arben Merkoçi: “Jam i sigurtë që vaksinë do ketë por jemi përpara një situate që kërkojnë një përpjekje të madhe. Jam i sigurtë se po të kishte më shumë bashkëpunim dhe transparencë mund të të përshpejtim të prodhimit të vaksinës. Këtu ka dhe faktorë të ndryshëm, ekonomikë e politikë, por transparenca do ta përshpejtonte më shumë zgjidhjen.”


