• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NUK I PËLQEJNË MASAT/ Petrit Vasili: Po na trajtojnë si indianët dikur në Amerikë
Home
Politikë

NUK I PËLQEJNË MASAT/ Petrit Vasili: Po na trajtojnë si indianët dikur në Amerikë

17 April, 2020 F.autor Politikë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e quan një turp deklaratën e kryeministrit Rama që sipas disa skenareve, Shqipëria do të kishte 18 mijë viktima në rast të mos marrjes së masave.

Në një komunikim për mediat, Vasili tha se shqiptarët refuzojnë të trajtohen si indianët dikur në Amerikë, që trajtoheshin si skllevër.

Petrit Vasili: Ne sigurisht kemi respekt për çdo deklaratë do të vinte bazuar në të dhënat shkencore dhe teknike. Por unë në emër të gjithë shqiptarëve refuzojmë të trajtohet si indianët dikur të Amerikës, të cilët kolonizatorët i gënjenin duke i dhënë copa xhami dhe duke i marrë flori. 18 mijë vdekje për popullsinë prej 2.8 mln banorë të Shqipërisë do të thotë që të kishim 4 herë më shumë vdekje sesa Kina, e cila është rreth 500 herë më e madhe se Shqipëria. Asnjë shifër e asnjë vendi të prekur, në asnjë mundësi teknike nuk të mbështeste një trup të tillë të nxjerrë nga goja e kryeministrit. 

Edhe njëherë Vasili i kërkon qeverisë që për të dalë nga kjo situatë duhet të rritet numri i testimeve. Sipas numrit dy të LSI, kurba shqiptare e të prekruve është e paqëndrueshme.

Petrit Vasili: Prandaj ne jemi këtu për ti thënë kryeministrit që merr masat, bëj testimet. Ne kemi një kurbë të dhëmbëzuar që është drejtvizore dhe në të kundër të të gjithë vendeve të botës, sepse virusi që ka prekur Shqipërinë nuk është një virus i veçantë. Kjo është një kurbë normale (e tregon me foto). Që do të thotë ka një ngjitje ka një periudhë qëndrueshmërie dhe më pa fillon zbritja. Kurbën e Shqipërisë nuk keni për ta gjetur gjëkundi. Ky është një manipulim për shkak të testimeve shumë të pakta, që kanë pasur për qëllim fshehjen e të vërtetës. Kurba e dhëmbëzuar e vençat e Shqipërisë po çudit dynjanë. Ky është një trup, nuk mund të gënjehen shqiptarët.  Testimet masive do të krijonin idenë se çfarë kurbe kemi, vazhdojmë të ngjitemi, kemi ndalur, po dalim apo presim të dalim nga pandemia. Këto orientojnë edhe skenarët, si dilet nga izolimi dhe si përgatitemi për rifutjen në jetën normale dhe për të rimarrë ato ritme për të shpëtuar ekonominë që po rrënohet. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DJALI I SAJ VUAN DËNIMIN NË PARABURGIM/ Tenton të fusë kanabis mes ushqimeve, arrestohet 62-vjeçarja në Vlorë
Previous article MËSIMI NË KOHË PANDEMIE/ Shahini: Nxënësit mund ta përsërisin vitin pa u penalizuar dhe t'i bëjnë provimet vitin e ardhshëm

F.autor

Postime të ngjashme

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë Politikë

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria Politikë

FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PD Ervin Salianji i bashkohet protestës së qytetarëve te kryeministria

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë Politikë

PROTESTAT NË TIRANË/ Ambasadorja zvicerane: Ne mbështesim Parlamentin dhe demokracinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT