Kur e gjithë bota po lufton me Covid-19, gjeste si ai i kryeministrit të Irlandës i cili hoqi kostumin e politikanit e veshi atë të mjekut do të mbahet mend gjatë.
Një tjetër histori e ngjashme ka ndodhur në Suedi, e që ka habitur jo pak mediat botërore.
Princesha e Suedisë ka hequr kurorën dhe ka veshur uniformën e infermieres.
Ajo është vendosur në frontin e ndihmës për përballimin e koronavirusit duke ndihmuar në dizinfektimin e mjeteve dhe pastrimin e kuzhinës. AlpeNews.al




