11 raste të reja me COVID-19 u shënuan në Shkodër. Report Tv mëson se, 4 janë nga vatra e re që u konstatua dje në Kryebushat me një të infektuar, 2 janë punonjës të një fasonerie, dhe 4 janë nga vatrat e mëparshme, pra kontakte të infektuarve të tjerë.
Gjatë ditës së djeshme në SHkodër u morën 49 mostra për t’iu bërë analizat.


