Pak javë më parë SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme të miratonte vendimin për pushimin e çështjes penale ndaj 3 gjyqtarëve Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, të cilët i pranuan Dritan Dajtit gjykimin e shkurtuar duke e shpëtuar nga burgimi i përjetshëm.
“BalkanWeb” ka siguruar kërkesën që prokurori Klodian Braho i ka dërguar gjykatës. Në kërkesë Braho i njëjti që më herët firmosi mbylljen e hetimeve këmbëngul që koha që iu la në dispozicion nga gjykata nuk është e mjaftueshme për të kryer veprimet. Sipas ligjit SPAK duhet të kishte kryer çdo veprim hetimor përpara se të firmoste pushimin e hetimeve për 3gjyqtarët, një çështje që tashmë është kthyer në lojë procedurale dhe afatesh mes palëve dhe që dëshmon për hetime të mangëta që kryen Prokuroria e Posaçme.
(BalkanWeb)




