• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Mjeku Mezini: Analiza e imunitetit, ndihmesë e madhe për personelin shëndetësor
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Mjeku Mezini: Analiza e imunitetit, ndihmesë e madhe për personelin shëndetësor

17 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Arjan Mezini, mjek pneumolog, i cili punon në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i shndërruar në spital COVID, foli në A2 mbi situatën aktuale në këtë spital, por edhe për pandeminë në tërësi.

Mjeku bën të ditur se aktualisht janë 6 pacientë në terapi intensive në spitalin Shefqet Ndroqi, nga të cilët 4 janë në frymëmarrje të drejtuar. Por, ai thekson se aktualisht janë edhe diku te 14-15 pacientë me pneumoni bilaterale, por që tamponi ka rezultuar negativ.

Sa i përket testimeve, Mezini thekson se duhet të kryheshin më shumë testime. “Dimë shumë më tepër se në fillim për virusin. Unë mendoj se niveli më i lartë i testimeve do të ishte shumë më i mirë. Do të ishte mirë që ne të kishim bërë 3 apo 4-fishin e testimeve. Një testim më i gjerë do të krijonte një kudër më të gjerë, ndërsa do të ndihmonte edhe për një projeksion të saktë”.

Më tej, mjeku foli edhe për analizën e imunitetit e cila u tha nga Ministria e Shëndetësisë se do të kryhej të paktën te mjekët. “Kjo analizë ende nuk ka nisur. Kjo analizë është një gjë shumë e mirë, e cila do të fillojë me personelin shëndetësor. Duke ditur përqindjen e personelit imun, do të jepte një ndihmesë shumë të madhe. Kjo është një analizë që tregon nëse dikush e ka kaluar apo jo Covid-19, me shenja të lehta apo asimptomatikë. Kjo analizë do të bënte të mundur që personeli shëndetësor të punojë në vijën e parë. Nuk besoj se ka ndonjë kosto shumë të madhe. Unë e kam kërkuar edhe më herët, por ka pasur probleme të ndryshme, duke qenë edhe një virus i ri. 96-97% është saktësia e këtij testimi”, u shpreh mjeku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Riatdhesimi nis të shtunën nga Stambolli, ja fluturimet e tjera dhe oraret
Previous article KORONAVIRUSI/ Pse mjekësia turke vazhdon të mahnisë botën?

Delo.autor

Postime të ngjashme

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik Aktualitet

RRITET BILANCI I DËMEVE NË PROTESTË/ 19 të lënduar, gazetari goditet me tullë në kokë, nën kujdes mjekësor edhe një punonjës i trupit diplomatik

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara Aktualitet

PROTESTA/ MIA përgënjeshtron lajmin për dy studentët në intubim: U bëjmë thirrje qytetarëve të mos besojnë informacione të pavërtetuara

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT