• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ OBSH u kundërpërgjigjet akuzave për reagim të mangët ndaj COVID-19: Paralajmëruam botën më 5 janar
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ OBSH u kundërpërgjigjet akuzave për reagim të mangët ndaj COVID-19: Paralajmëruam botën më 5 janar

16 April, 2020 k.autor Botë, Nderkombetare

ndërvënë akuzave se nuk dha paralajmërimin e duhur për kërcënimin që paraqiste koronavirusi kur njoftoi për shfaqjen e patogjenit të ri në janar. Pasi Presidenti Trump njoftoi të martën se do të pezullonte fondet amerikane që mbështesin operacionet e OBSH, drejtuesit e organizatës theksuan rëndësinë e partneriteteve dhe mbështetjes për misionin:

Drejtuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë iu kundërvunë akuzave se OBSH u vonua në paralajmërimin e publikut për rrezikun nga koronavirusi:

“Ideja që duhet të hidhemi në mbrojtje në këto momente është disi e çuditshme. Në javët e para të janarit, OBSH u shpreh shumë, shumë qartë. Ne paralajmëruam botën më 5 janar. Institucionet në mbarë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara filluan më 6 janar të aktivizojnë sistemet e menaxhimit ndaj situatave të prapritura. Në javët që pasuan kemi dhënë informacione të vazhdueshme me të rejat e fundit, përfshirë të dhëna për qeveritë, si dhe për shkencëtarët në skaje të ndryshme të globit. Virusi u identifikua më 7 janar. Sekuenca na erdhi më 12 janar,” thotë Dr. Michael Ryan.

Drejtori i Programeve të Emergjencave të OBSH, Dr. Michael Ryan thotë se paralajmërimi i organizatës duhet të ishte pasuar nga masa mbrojtëse dhe përgatitore në vendet individuale:

“Kur OBSH nxori udhëzimet, e bëri tepër të qartë se duheshin marrë masa për një kërcënim që godet sistemin e frymëmarrjes. Laboratoret duhet të kishin reaguar me masat e nevojshme, me marrjen e mostrave që kjo sëmundje të mos përhapej nga një person tek tjetri”, thotë zyrtari i OBSH.

Për më tepër, thotë Dr.Ryan, paralajmërimi bënte të qartë nevojën për rezerva me aparatura spitalore, përfshirë aspiratorë.
Drejtori i Përgjithshëm i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus pohoi se kjo ishte një periudhë e vështirë, por theksoi se OBSH do të vazhdonte t’u qëndronte në krah vendeve që përballen me këtë krizë:

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me çdo partner për t’u shërbyer popujve në botë me një angazhim të patundur ndaj shkencës dhe në solidaritet,” tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Megjithë akuzat dhe vëmendjen e padëshiruar në këtë situatë, organizata vazhdon punën për të gjetur një kurë ose vaksinë kundër sëmundjes:
“Deri tani tre vaksina janë në prova klinike. Mbi 70 të tjera janë në procesin e zhvillimit. Po punojmë me partnerë për të përshpejtuar procesin e zhvillimit, prodhimit dhe shpërndarjes,” tha Dr. Adhanom Ghebreyesus.

Që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë nxori paralajmërimin e parë për koronavirusin, infeksione janë shfaqur në 185 vende të botës gjatë tre muajve të fundit dhe janë prekur mbi 2 milionë vetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQETËSIMI I FITIM ZEKTHIT/ Rama të hapë urgjentisht kishat e xhamitë, mbyllja e tyre është poshtërsi
Previous article PAKETA E DYTË E "PAGËS SË LUFTËS"/ Ahmetaj: Të hënën nis aplikimi, ja sa është fondi për përfituesit

k.autor

Postime të ngjashme

"JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH"/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë Botë

"JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH"/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit? Botë

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje Botë

TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT