Petrela është vatra më e re e Covid 19 në Tiranë. Banorët shprehen se janë kujdesur të marrin të gjitha masat e nevojshme për tu mbrojtur nga Covid 19, por tani ndihen edhe më të frikësuar.
Kontrolle në zonat rurale nuk ka pasur, ndaj banorët nuk e kanë ndjerë presionin e luftës nga koronavirusi.
Mosha e tretë më së shumti tregohen të kujdesshëm, duke mos dalë nga banesa e tyre.
“Të mbyllur në shtëpi, rrimë aty në ballkon.”
“Në karantinë, shtriju nga një kolltuk te një divan u mpimë, nuk po eci dot më.”
Punët e fshatit e bujqësisë i detyrojnë ndonjëherë të thyejnë karantinën.
Ata tregojnë versionin e tyre për rastet pozitive me Covid 19 në këtë njësi administrative.
“Janë në Gurrë të Vogël.”
“Kemi dëgjuar se dikuh ka ardhur nga Italia dhe janë infektuar.”
Sheshi kryesor i Petrelës është i boshatisur,dera e kalasë është e mbyllur.
Tutistët nuk vijnë më.
“Që kur ka filluar koronavirusi gjysmë pune është tani, klientët nuk vinë më.”
Ndërkohë që presin ti kthehen jetës normale, në Petrelë mbizotëron qetësia dhe ajri i pastër.


