• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Nga teoritë konspirative tek hapat konkrete: SHBA po heton mbi origjinën e vërtetë të COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Nga teoritë konspirative tek hapat konkrete: SHBA po heton mbi origjinën e vërtetë të COVID-19

16 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Teoritë  konspirative e kanë sugjeruar qysh në janar, kur fjala COVID-19 nuk ishte ende në qendër të përditshmërisë së gjithë botës. Virusi SARS-CoV-2, i njohur nga opinioni publik thjesht me emrin e përgjithshëm koronavirus, për mbështetësit e këtyre teorive nuk ka origjinë natyrore dhe nuk është shfaqur për herë të parë në një treg peshku në Wuhan, por në të vërtetë është krijuar në një laborator të rëndësishëm që ndodhet po në atë qytet të Kinës.

Përgjatë muajve, komuniteti shkencor ka qenë skeptik nga ky skenar, duke pohuar se laboratori i specializuar në studimin  e viruseve ekziston në Wuhan, por nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri të jetë gjeneruar aty, madje është identifikuar në disa lakuriqë natë gjeneza e virusit  të shndërruar në pandemi.

Por administrata e Shteteve të Bashkuara nuk duket e bindur me këtë skenar. Burime nga shërbimet sekrete kanë treguar për CNN dhe mediat e tjera amerikane se autoritetet po shikojnë seriozisht mundësinë një skenari laboratorik për koronavirusin.

Edhe pse, sipas burimeve, nuk mendohet që virusi të jetë pjesë e një projekti lufte ku COVID-19 përfaqëson një armë biologjike, siç teorizon një pjesë e komplotistëve, skenari i gabimit njerëzor në laboratorin e Wuhan po merret në konsideratë, madje po fillohet të hetohet seriozisht.

Hetimet, sipas këtyre burimeve, po përqendrohen më së shumti tek mundësia që një mungesë në protokollin e sigurisë së lartë që ka laboratori i Wuhanit mund të ketë patur si pasojë infektimin e një personi, që më pas ka shpërndarë virusin në qytet, dhe nga aty në çdo cep të botës.

Dyshime për sigurinë e Institutit të Virologjisë në Wuhan nga ana e Departamentit të Shtetit  kanë filluar që në 2018, sipas disa dokumenteve të siguruara nga Washington Post

Institucionet amerikane që po hetojnë, sipas burimeve, janë të qartë që nuk do të kenë bashkëpunimin e qeverisë kineze, dhe që shumë elementë mund të mbeten përgjithmonë të panjohur.

Vetë sekretari i Shtetit Mike Pompeo nuk e ka fshehur këtë. “Partia Komuniste kineze nuk i dha akses   amerikanëve kur kishim nevojë, në fillim të përhapjes. E dimë të gjithë që virusi ka lindur në Wuhan, dhe se ka një laborator aty. Ka shumë që nuk dimë ende, por duam përgjigje”, deklaroi ai javën e kaluar.

Sipas analistëve politikë, administrata Trump është vendosur të fajësojë gjithsesi Pekinin për përhapjen e koronavirusit, por për momentin ka zbutur disi tonet deri sa pandemia të jetë nën kontroll, dhe të kenë mbledhur më shumë prova.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Ky është plani i Gjermanisë për të hapur shkollat dhe dyqanet
Previous article 518 TË INFEKTUAR ME KORONAVIRUS NË SHQIPËRI/ Manastirliu: Raportet për testimet të pranuara nga OBSH

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT