• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SOT NISIN APLIKIMET PËR RIATDHESIMET NGA ROMA/ Qytetarët që rezervojnë hotelin për karantinë, vijnë të shtunën
Home
Sociale

SOT NISIN APLIKIMET PËR RIATDHESIMET NGA ROMA/ Qytetarët që rezervojnë hotelin për karantinë, vijnë të shtunën

16 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Sot në orën 10:00 në faqen online të “Air Albania” nisin aplikimet dhe rezervimet për të gjithë shqiptarët që kërkojnë të riatdhesohet nga Roma drejt Tiranës.  Sistemi elektronik për rezervimet online për hotelet dhe biletën do të jetë gati në orën 10:00.

Fillimisht kushdo që kërkon të rikthehet në Shqipëri në këtë periudhë kur vendi është në karantinë për shkak të parandalimit të përhapjes së infeksionit koronavirus, duhet që fillimisht që ai të  zgjedh hotelin ku do të qëndrojë i karantinuar për 14 ditë, pagesë të cilën do e kryejë vetë. Në rezervim përfshihen 3 vajtjet si dhe nata në hotel për 14 ditë.

Pasi është bërë rezervimi i hotelit dhe pranimi i kushteve , aplikuesi do të marrë një kod personal dhe përmes këtij kodi do të hyjë sërish në faqen e “Air Albania” ku do të bëjë dhe aplikimin dhe për biletën e ardhjes Romë-Tiranë. Vetëm pasi është bërë pagesa e hotelit për karantinim, qytetari mund të presë biletën.

Për të gjithë personat që do të aplikojnë sot , riatdhesimi i tyre do të bëhet ditën e shtunë.

Sot aplikimet janë vetëm për Romën dhe më pas do të përcaktohen ato në Milano dhe vendet e tjera ku janë kërkesat nga shqiptarët për riatdhesim. Detajet i bëri të ditura ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku para dy ditësh, ku u shpreh se që duan të kthehen të atdhe karantinën do ta bëjnë në Durrës në disa hotele në qytetin bregdetar, të cilat do të paguhen nga vetë qytetarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Shkon në 423 numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë
Previous article KORONAVIRUSI/ 3 raste të reja me COVID-19 nga personeli shëndetësor në Kukës

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

"QËNDRONI VIGJILENTË"/ Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-ve paralajmëron shtetasit e vet: Është e dhunshme, mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare Aktualitet

"QËNDRONI VIGJILENTË"/ Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-ve paralajmëron shtetasit e vet: Është e dhunshme, mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit” Aktualitet

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT