• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Eksperti i OBSH: Europa dhe SHBA mund të goditen nga 4 valë të COVID-19
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Eksperti i OBSH: Europa dhe SHBA mund të goditen nga 4 valë të COVID-19

16 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Amerika dhe Europa janë të ekspozuara ndaj rrezikut të mundshëm të goditjes nga 4 valë të konoravirusit, nëse lejohet “pushtimi” i Afrikës nga pandemia. Kështu paralajmëroi një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Drejtuesi i Qendrës për të Drejtat e Njeriut dhe Shëndetit Publik pranë Organizatës Botërore të Shëndetit, Profesori Lawrence Gostin paralajmëroi se nëse gjendja pandemike e Covid-19 del “jashtë kontrollit” në vendet e Afrikës, atëherë Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të goditen nga disa valë infektimi nga kornavirusi, që mund të shkojnë dhe 4 herë.

Në një interviste për mediat britanike, Profesori Gostin u shpreh se: “Covid-19 është duke udhëtuar si një ortek drejt vendeve afrikane.

‘Madje edhe nëse vendet si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europës të cilët mund të arrijnë ta mbajnë epideminë Covid-19 nën kontroll, nëse do të ketë shpërthime në vendet të tjera të botës, duke qenë se jetojmë në një shoqëri në të cilën të gjithë jemi të ndërlidhur, virusi ka për t’u rikthyer si në Europë edhe në Amerikë”, shtoi Gostin.

“Sipas parashikimeve nëse koronavirusi do të dal jashtë kontrollit në këto vende me të ardhura të ulëta, ne do të jemi dëshmitar të një vale të dytë, të tretë dhe ndoshta dhe një vale të katërt virusi në Amerikë dhe Europë. Pra, siguria jonë është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me hallkën më të dobët të këtij zinxhiri global”, deklaroi ai.

Profesori komentoi se vendimi i Donald Trump për të ngrirë fondet ndaj OBSH, parashikohet të jetë një lëvizje e cila mund të ketë një ndikim global shkatërrues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ 3 raste të reja me COVID-19 nga personeli shëndetësor në Kukës
Previous article VAKSINA PËR COVID-19/ Shkencëtarët kalojnë në fazën e dytë pas testeve klinike

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT