• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VAKSINA PËR COVID-19/ Shkencëtarët kalojnë në fazën e dytë pas testeve klinike
Home
Sociale

VAKSINA PËR COVID-19/ Shkencëtarët kalojnë në fazën e dytë pas testeve klinike

16 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kina nisi fazën e dytë të testeve klinike për një vaksinë kundër koronavirusit të ri. Shkencëtarët bënë injektimin e saj në 500 vullnetarë të ndryshëm. Mes tyre ishte dhe 84-vjeçari, Xiong Zhengxing, banor në Wuhan, ku nisi dhe përhapja masive e Covid-19.

“Tani të gjithë po luftojnë për parandalimin e sëmundjes. Dëshiroj dhe unë të jap kontributin tim që të gjej paqe në mendjen time”, shprehet Xiong.

Testimi është kryer nga studiuesit në Akademinë Ushtarake Kineze të Mjekësisë Shkencore, një organ që mori aprovimin për zhvillimin e vaksinës nga qeveria e Pekinit në muajin mars.

Sipas kreut të ekipit kërkues, Chen Wei, faza e dytë e testimeve eliminoi dhe limitin në moshë, duke lejuar pjesëmarrjen e vullnetarëve mbi 60 vjeç. Ndërkohë, Kina ka aprovuar testimin e dy vaksinave të tjera eksperimentale tek njerëzit, teksa i druhet dhe një vale të dytë infeksionesh nga Covid-19.

Autoritetet në Pekin kërkojnë që të gjendet sa më shpejt një zgjidhje konkrete kundër pandemisë, në mënyrë që të shpëtohen mijëra jetë.

“Ajo që ne bëjmë tek një vaksinë joaktive është ruajtja e të gjithë pamjes së virusit, dhe pastaj i heqim acidin e tij nukleik, në mënyrë që të mos jetë më infektues. Sapo vaksina të hyjë në trup, sistemi imunitar do ta gjejë dhe do të mobilizojë antitrupat për të shkatërruar virusin”, u shpreh Yin Weidong nga kompania Sinovac

Vaksinat joaktive përdorin mikroorganizma patogjene për të gjeneruar një përgjigje imune. Vaksinat e tilla kanë avantazhet e një procesi prodhimi të pjekur dhe standardeve të kontrollueshme të cilësisë dhe mund të përdoren në shkallë të gjerë. Siguria dhe efektiviteti i tyre mund të gjykohen sipas standardeve të pranuara ndërkombëtarisht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Eksperti i OBSH: Europa dhe SHBA mund të goditen nga 4 valë të COVID-19
Previous article PO KTHEHESHIN NË ATDHE/ Policia greke ndalon dhe gjobit 12 shqiptarë: Nuk kishin arsye urgjente (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO) Aktualitet

TENSIONET/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

"QËNDRONI VIGJILENTË"/ Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-ve paralajmëron shtetasit e vet: Është e dhunshme, mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare Aktualitet

"QËNDRONI VIGJILENTË"/ Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-ve paralajmëron shtetasit e vet: Është e dhunshme, mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit” Aktualitet

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT