• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SITUATA ËSHTË NËN KONTROLL NË SPITALE”/ Manastirliu: Fasha orare u zgjerua për të shmangur radhët, jo që qytetarët të dalin e të relaksohen
Home
Sociale

“SITUATA ËSHTË NËN KONTROLL NË SPITALE”/ Manastirliu: Fasha orare u zgjerua për të shmangur radhët, jo që qytetarët të dalin e të relaksohen

15 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehet se situata në spitalet tona për shkak të covid-19 është nën kontroll dhe kurba epidemiologjike e infeksionit tashmë është e rrafshët.

“Situata është nën kontroll por nuk mund të shfaqemi optimist për të thënë që është një situatë që shpejt do të përfundojë. Ne jemi të fokusuar të dinamika dhe rastet ditore. Ato shifra nuk janë thjesht disa numra, por një punë e gjerë për të gjurmuar të gjitha rastet dhe për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit”, është shprehur ministrja Manastirliu në një intervistë për Eni Vasilin.

Më tej, ministrja ka thënë se falë masave të qeverisë është arritur që kurba e infeksioneve të mbahet nën kontroll dhe të ndalohet shpërndarja e infeksionit.

“Situata në spitale refelektion kurbën epidemiologjike. Një kurbë e rrafshët. Me masat që ka marrë qeveria kemi një reflektim të kurbës epidemiologjike. Situata është inkurajuese, kemi vetëm 14% të kapaciteteve spitalore të zëna. Aktualisht mund të them se kemi arritur në një kurbë të qëndrueshme. Qëllimi ynë është të mos kemi shpërndarje të infeksionit”, ka shtuar ajo.

Lidhur me zgjerimin e fashës orare nga ora 05.00 deri në orën 17.30, Manastirliu tha se ekspertët kanë vlerësuar lehtësimin e orareve për të shmangur rradhët dhe jo që qyetarët të dalin dhe të relaksohen.

“Zgjerimi i fashës orare ka pasur për qëllim racionalizimin e lëvizjeve për të mos shkaktuar rradhët në disa institucione financiare dhe farmacitë. Fasha orare është bërë pikërisht për këtë, jo për të relaksuar qytetarët dhe për tju thënë që hajde dilni ju tani se e kaluam këtë”, përmbylli ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Shefja e Inteligjencës Epidemike në ISHP: Në javën e dytë të majit presim uljen e kurbës së infeksioneve
Previous article KORONAVIRUSI NË TURQI/ 115 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19, gjithsej 1 518

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT