Presidenti francez Emmanuel Macron foli për kurën e diskutueshme të koronavirusit të bazuar tek klorokina, të cilën e mbështet profesori Didier Raoult.
Për të luftuar koronavirusin, mjeku këmbëngul të testohet terapia e dyfishtë e hidroksilklorinës e lidhur me azitromicinën, një antibiotik i njohur.
“Jam i bindur që profesori Raoult është një shkencëtar i shkëlqyer. Kombinimi i hidroksilklorinës dhe azitromicinës, sepse nuk është vetëm hidroksilklorina që propozohet, them se duhet të testohet”, u shpreh Macron në një intervistë dhënë për RFI.
Studimi i Profesor Raoult i Institutit Spitalor-Universitar (IHU) konsiderohet i diskutueshëm dhe është vënë në dyshim nga mjaft ekspertët për shkak të testimit të pamjaftueshem.
Megjithatë, Macron insistoi se duhet provuar të gjitha rrugët e mundshme në përpjekjet për të mposhtur virusin.


