Një histori e dhimbshme kjo e zysh Sonela Totrakut.
Ajo pak kohë më parë u kthye në burim force e frymëzimi për këdo pasi pavarësisht betejës 10-vjeçare me kancerin e gjirit, kishte dëshirën për të jetuar dhe dukej sikur ia kishte dalë më në fund.
Mirëpo, dje, ka humbur jetën duke pikëlluar jo vetëm ish-nxënësit e saj por mbarë publikun që në ato pak dalje në ekran, e dashuroi për forcën dhe pozitivitetin që transmetonte.
Janë me qindra mesazhet ngushëlluese e dedikimet për zyshën e mirë e të palodhur të shkollës “Betim Muço” në Tiranë.
“Dua të jetoj, është gjëja më e bukur. Kur ke dëshirë që të jetosh bën maksimumin e mundshëm. Merr gjërat më të bukura që ka jeta dhe gjërat e tjera pastaj i neglizhon.
Unë kujtoj momentin si e kam zbuluar. Kam qenë në shtëpinë time, po shikoja për qejfin tim televizor. Në atë moment më pickon një mushkonjë, e godas dhe gishtat e mi prekin një gjendër të vogël në gjoks. Kam vrapuar ti tregoj të parës mamamsë. Më tha që nuk është asgjë, por kur vuri dorën për ta parë u zverdh në fytyrë dhe që aty e kuptova se diçka nuk shkon. Më pas kemi shkuar , kam bërë kontrollet. Aty e kam marrë vesh se çfarë diagnoze kisha, por asnjëherë nuk kam qenë e ndërgjegjshme se çfarë do të më presë më pas”, ka rrëfyer Sonela në një ngfa intervistat e fundit për sëmundjen që e preu në besë.



