• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Sikur Lulzim Basha të ishte sot për mediat, Kryeministër i Shqipërisë!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Sikur Lulzim Basha të ishte sot për mediat, Kryeministër i Shqipërisë!

14 April, 2020 Redaktor1 OP-ED

Kam qenë gjithmonë kurioz për zhvillimin e një eksperimenti psiko- social, nga ana e mediave partizane shqiptare, që do ti vendoste ato përballë provës së të vërtetës profesionale. Thelbi i tij qëndron tek qasja që do të kenë të njëjtat emisione, të njëjtët gazetarë e analistë e të njëjtat ekrane për të njëjtën temë apo çështje, në raport me liderin e mazhorancës dhe atë të opozitës.

Nëse do të ishte e mundur, do ishte interesante që të shihnim se si do ta vlerësonin të njëjtët, Lulzim Bashën nëse ai sot do të ishte sot kryeministër, në raport me vlerësimet që po i bëjnë Edi Ramës dhe punës së qeverisë së tij. Se çfarë note do ti vendosnin Kryetarit të PD në raport me notën që po i vendosin çdo natë, Kryetarit të PS, për të njëjtën punë dhe të njëjtat rezultate në luftën ndaj koronavirusit.

Të gjithë e dimë se si po e trajtojnë sot shumica e mediave kryesore të vendit punën e mazhorancës socialite në luftën kundër pandemisë. Shqipëria po pasqyrohet prej tyre, shumë e shumë herë më keq, më ashpër dhe në mënyrë me kritike, sesa edhe vendet më të goditura nga Covid-19.

Po trajtohemi sikur të ishim shteti me vdekshmërinë më të lartë për një milion banorë nga koronavirusi. Sikur të ishim populli që po vuanim krizën më të thellë për shkak të kolapsit të sistemit shëndetësor. Sikur të ishim vendi ku për shkak të qeverisë sonë, ne dhe vetëm ne na kishte rënë kjo fatkeqësi. Duke krijuar jo rrallë herë idene, sikur nuk jemi pjesë e një pandemie globale që e ka sulmuar si kurrë më parë në histori të gjithë planetin, duke gjunjëzuar edhe fuqitë më të mëdha ekonomike.

Kurioziteti është sesi po të njëjtët, do ta shikonin dhe do ta vizatonin për shqiptarët këtë panoramë nëpër mediat e tyre, sikur Kryeministri i Shqipërisë sot të ishte Lulzim Basha. Çdo të thonin ata sot kur në spitalet tona ka më shumë të shëruar se të infektuar? Ka gjithnjë e më pak të prekur të rinj nga Covid-19? Ka gjithnjë e më pak të vdekur? Gjithnjë e më pak telefonata, në qendrën e emergjencës kombëtare për raste të reja?

Imagjinoni për një çast kur thonë së vdekshmëria në Shqipëri është më e larta në Ballkan dhe në Europë, meqë Kryeministër është Edi Rama, ndërkohë që statistika zyrtare tregojnë krejt të kundërtën. Nëse në vendin e tij do të ishte sot kryetari i opozitës, po të njëjtët do të thonin me zë të lartë dhe duke brohoritur natë e ditë, të paktën atë që thotë përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë.

Përse nuk ua thotë goja edhe për Edi Ramën siç do ta bënin me entuziazëm për Lulzim Bashën se “ecuria në shifra, në situatën ku ndodhemi, është shumë mirë në Shqipëri. Përgëzojmë qeverinë për masat ekstreme të ndërmarra, pasi Shqipëri po e frenon përhapjen e epidemisë”. Këto nuk janë fjalët e një socialisti. As të një media me qëndrime pro qeveritare. Por është një deklaratë publike e Raul Gonzales, njeriut të OBSH në Shqipëri.

Organizmat ndërkombëtare, mediat botërore, ekspertët vendas e të huaj, mjekë shqiptarë nëpër botë dhe personalitete të ndryshme, jo vetëm e pranojnë dhe i bëjnë jehonë, por po e duartrokasin gjithmonë e më fort mënyrën sesi qeveria shqiptare e ka menaxhuar këtë situatë. Masat e jashtëzakonshme shtërnguese që mori në kohë dhe mënyrën sesi vetë qyetarët shqiptarë po i zbatojnë ato, përgjatë këtyre javëve të pandemisë. Ndërkohë që opozitarët tanë, në vend të kësaj, bëjnë të kundërtën.

Mirë që nuk ua do zemra dhe nuk ua nxë goja, të thonë një fjalë të mirë për të vërtetat e menaxhimit në Shqipëri të një lufte që ka prekur rreth 2 milionë persona e ka marë mbi 120 mijë jetë njerëzore deri tani në botë. Po pse i bëjnë jehonë të kundërtës? Pse nuk përtojnë asnjëherë që ti bëjnë jehonë “fake news”-eve? Lajmeve të rreme? Nxitjes së përçarjes, urrejtjes e pakënaqësisë? Pse kënaqen vetëm kur bëjnë politikë në kurriz të shëndetit, sugurisë dhe jetës së tyre e të shqiptarëve të tjerë?

Pas këtyre e shumë pyetjeve të tjera si këto, një gjë është e sigurtë. Se nëse Lulzim Basha do të ishte sot Kryeministri i Shqipërisë dhe do ta kishte menaxhuar situatën e pandemisë, siç ka bërë deri më tani Edi Rama, me siguri që për shumicën e mediave dhe të të gjithë opozitarëve tanë, ai do të ishte një hero. Një tregues fantastik ky, për të dëshmuar sesa të lirë janë që të thonë, jo vetëm ato që mendojnë e besojnë, por edhe të kundërtën e asaj që shohin!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SARA HOXHA HAP ALBUMIN NË KARANTINË/ Poston FOTOT e papublikuara nga dasma
Previous article COVID-19/ A infektohesh sërish nëse e ka kaluar njëherë koronavirusin? Sqaron Pëllumb Pipero

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT