Ish-kryepalamentarja Jozefina Topalli ka folur për rastet e shumtë me Covid-19 në Shkodër.
Në një lidhje për Report Tv, ajo ka deklaruar se nuk do të donte ta mendonte se kjo situatë ka prapavijë politike.
“Nuk do doja kurrë ta mendoja një gjë të tillë dhe nuk pranoj kurrë të politizohet koronavirusi. Është gjëja më e papërgjegjshme që mund të ndodhi. E them me dhimbje një gjë të tillë. Nuk është momenti për të bërë politikë. Refuzoj me gjithë qënien time politikën. Është dashnia që duhet të mbizotërojë”,- u shpreh Topalli.
Kujtojmë që në Shkodër janë 71 persona të infektuar me koronavirus.


