Komisioni i Ligjeve ka miratuar ndryshimet në Kodin Penal për shkelësit e karantinës gjatë pandemisë së COVID-19. Mësohet se kundër ndryshimeve ka votuar vetëm deputeti i opozitës Andi Përmeti.
Në propozimin e parë, ‘kush thyente karantinën dënohej me 5 vite burg’, ndërsa në draftin final që do t’i shkojë për miratim Kuvendit të enjten, u vendos se ‘kush thyen karantinën dënohet nga gjobë deri me 3 vjet burg’.
Nëse dikush e shpërndan virusin dënimi do të jetë nga ’10 vjet që ishte propozuar, në 5 vite burg’.


