Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Berat-Lushnje.
Mësohet se një automjeti, tip “Benz” ka devijuar nga rruga dhe është përplasur disa herë me trafikndarëset dhe me pas me një automjet tip kamionçinë që po qarkullonte përpara tij.
Sakaq, bëhet me dije se në “Benz” ndodheshin dy persona, at e bir, të cilët fatmirësht kanë shpëtuar pa lëndime.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


