Ditën e sotme Spanja ka një rritje të personave që kanë humbur jetën nga koronavisuri. Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë vdekur 567 persona, 50 më shumë se ditën e hënë, ku ishin 517 raportojnë autoritetet shëndetësore.
Në total numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19 që prej nisjes së pandemisë është 18056 të vdekur. Numri i rasteve të konfirrmuara me koronavirus ka shkuar 172 541, 3 045 më shumë se ditën e hënë, ndërsa të shëruarit janë mbi 67 mijë.
(BalkaWeb)


