Turqia do të jetë në izolim total edhe në fundjavën e ardhshme njësoj siç u zbatua këtë javë.
Presidenti i vendit, Erdogan deklaroi në një konferencë ditën e sotme se kjo masë është shumë efikase për parandalimin e përhapjes së virusit.
Karantina prej 48 orësh do të hyjë në fuqi prej mesnatës të së premtes deri në mesnatën e ditës së dielë në të gjithë qytetet e Turqisë.
Gjithashtu ai njoftoi dhe hapjen e dy spitaleve të reja në stamboll me një kapacitet prej 350 shtretërish që do të presin pacientët e infektuar nga koronavirusi.
Këtë të hënë u regjistruan 98 viktima të tjera me një total prej 1,296 të vdekur.
Ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 61,069.


