• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JAM NË MERAK SE DËGJOJ…”/ Rama bën thirrjen e fortë: Kemi hyrë në një fazë shumë delikate, rreziku tani është…
Home
Politikë

“JAM NË MERAK SE DËGJOJ…”/ Rama bën thirrjen e fortë: Kemi hyrë në një fazë shumë delikate, rreziku tani është…

13 April, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama thotë se për shkak të shifrave të të infektuarve ditët e fundit, vendi ka hyrë në një fazë shumë delikate të përballjes me pandeminë.

“E vërteta është se në fakt ne kemi hyrë në një fazë shumë delikate ku rreziku jemi më shumë ne vetë tani se sa është armiku që po luftojmë”, tha Rama.

Sipas shefit të qeverisë, liritë do të rikthehen sapo lufta të mbarojë.

“Ne sot jemi një rrezik potencial i vetvetes”, u shpreh ai.

“Askush nuk e si se ku është fundi, askund. Sot halli i halleve që na bashkon të gjithëve është mbrojtja e jetës në familjet tona e mbrojtja e Shqipërisë nga një katastrofë humanitare, hallet e tjera janë të rëndës sa të duash por ti mbledhës s’janë aq të mëdha sa halli që mund të kishim e mos e dhëntë zoti që të kemi nëse nuk funksionon zinxhiri i solidariteti që deri këtu e ka penguar armikun e padukshëm të bëjë kërdinë që po bëhen në vende të tjera.

Sot jam shumë shumë në merak se lexoj e dëgjoj, e ndiej që shumë nga ju po kujtojnë gabimisht se ia hodhëm.

Hapni punët se po vdesim, hapni rrugët se po plasim, na liro se ti nuk je zoti o i tillë e i atillë thonë të tjerë akoma me sharje e mallkime.

E vërteta është se në fakt ne kemi hyrë në një fazë shumë delikate ku rreziku jemi më shumë ne vetë tani se sa është armiku që po luftojmë.

Ne sot jemi një rrezik potencial i vetvetes.

Sulmi armik nuk na zuri sot në befasi, nuk na mbushi dot spitalet me të plagosur, nuk na futi në vallen e frikshme të vdekjes, ndërsa sot shancin e fundit për të na bërë gjëmën armiku ka dobësinë njerëzore që shumëkujt ndër ne nga padia, mendjelehtësia e humbja e durimit mund të na nxisë të bëhemi aleati i munguar i tij deri tani.

Unë e di dhe besomëni që e di dhe e vuaj ditë e natë dhimbjen tuaj, familjeve që kanë më shumë halle se sa të tjerët, prindër që nuk sjellin dot të ardhura në shtëpi|.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Komentet e dr. Faucit duket se kanë zemëruar Presidentin Trump
Previous article JULIANA MEMAJ/ THËRRIMJA

F.autor

Postime të ngjashme

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban Politikë

"NISMA TË REJA PËR BASHKITË"/ Demo: 20 mln euro për emergjencat dhe 10 mln euro për transportin urban

E RËNDË NË SUEDI/ Vritet me armë i riu shqiptar Aktualitet

E RËNDË NË SUEDI/ Vritet me armë i riu shqiptar

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian Breaking News

INTEGRIMI NË BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT