• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KA AKOMA PANIK TEK NJERËZIT…”/ Mjeku i urgjencës në Novara jep lajmin e mirë për rastet me Covid-19 (VIDEO)
Home
Sociale

“KA AKOMA PANIK TEK NJERËZIT…”/ Mjeku i urgjencës në Novara jep lajmin e mirë për rastet me Covid-19 (VIDEO)

13 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte mjeku i urgjencës në Novara, Taned Demaj. Ai u shpreh se situata ndryshe nga ditët e mëparshme është qetësuar disi, por ende nuk e kuptojnë pse numri i personave të infektuar herë rritet dhe herë ulet.

Taned Demaj: Sot është një ditë feste dhe themi se këto ditë ka patur një lehtësim pak a shumë nga puna dhe kanë rënë pak ato rastet e COVID-19. Kemi filluar të futemi pak në normalitetin e punës tonë, por gjithmonë jemi në gatishmëri, nëse kanë nevojë ne jemi gati.

Mirela Milori: Si është fluksi i urgjencave, thirrjeve qe keni në zonën tënde?

Taned Demaj: Ka akoma pak panik tek njerëzit, normalisht që qendra jonë operative, numri i telefonatave është goxha i madh. Kurse për sa i përket fluksit tonë të punës që jemi në territor ka patur një ulje sepse shumica e personave ka kaluar, edhe pse këto 2-3 ditët e fundit ka patur një rritje të numrave. Ka pasur një grafik që herë shkon sipër dhe herë shkon poshtë, akoma nuk e kuptojmë arsyen pse, sepse kemi gati 1 muaj e ca që jemi mbyllur. Tani po qetësohet avash avash, por jetesa është po ajo, të mbyllur, të ngujuar në shtëpi.

Mirela Milori: Si u përjetua Pashka në Itali, në këtë situatë?

Taned Demaj: Mund të them se gjëja më e çuditshme është se gjithmonë në Itali ka patur shi dhe njerëzit rrinin në shtëpi, kurse sot duket sikur dielli po çan gurët, kur i thonë fjalës dhe njerëzit janë në shtëpi. Ne sot jemi pak më të qetë se ditët e tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Ronaldo dhe Portugalia, çfarë gjesti human për futbollin amator!
Previous article TË IZOLUAR NGA KORONAVIRUSI/ Del Piero, Maldini, Totti dhe Zanetti njëzëri: Ja si bëhesh kapiten i shkëlqyer!

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT