• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KORONAVIRUSI PO PËRHAPET EDHE NGA VESHJET E MJEKËVE”/ Shkencëtarët tregojnë sa ditë mund të mbijetojë në thembrat e këpucëve
Home
Nderkombetare

“KORONAVIRUSI PO PËRHAPET EDHE NGA VESHJET E MJEKËVE”/ Shkencëtarët tregojnë sa ditë mund të mbijetojë në thembrat e këpucëve

13 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Koronavirusi mund të përhapet edhe nga këpucët e pacientëve dhe mjekëve, sipas disa studimeve të reja shkencore.

Stafi mjekësor dhe punonjësit e farmacisë po paralajmërohen të dezinfektojnë këpucët e tyre pasi studiuesit kanw zbuluar se virusi mund të transmetohet edhe nga këpucët.

Shkencëtarët kinezë ekzaminuan mostrat sipërfaqësore dhe ajrore nga një njësi e kujdesit intensiv dhe nga reparti i përgjithshëm COVID-19 në Spitalin Huoshenshan në Wuhan.

Sipas një raporti nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rreth gjysma e punonjësve të kujdesit shëndetësor bartnin koronavirusin në thembrat e këpucëve të tyre.

Studiuesit zbuluan se koronavirusi ekzistonte 100% në dyshemenë e dhomës së mjekëve, ku nuk shkelte asnjë pacient i infektuar.

Koronavirusi gjithashtu mund të udhëtojë nëpër ajër të paktën 13 metra.

Ekipi kinez, nga Akademia e Shkencave Ushtarake në Pekin, testoi përqendrimin e sëmundjes në sipërfaqe.

“Gjetjet e tyre, të botuara në revistën Emerging Infectious Diseases, tregonin se virusi ishte përqendruar më së shumti në dyshemetë e pavioneve. Për më tepër, gjysma e mostrave nga thembra e këpucëve të stafit mjekësor ICU rezultuan pozitive me koronavirus”, shkruajti ekipi në studim.

Prandaj, thembra e këpucëve të stafit mjekësor mund të funksionojë si transportues.

“Ne rekomandojmë që të gjithë të dezinfektojnë thembrat e këpucëve para se të dilnin jashtë nga repartet që përmbajnë pacientë me COVID-19”.

Një infermiere në Itali postoi një video virale në Tik Tok javën e kaluar duke treguar rutinën e saj dezinfektuese, e cila përfshinte vendosjen e këpucëve në zbardhues gjatë natës.

Virologia Dr Lisa Cross gjithashtu këshilloi publikun që të tregojë kujdes për larjen e këpucëve për të ndaluar përhapjen e virusit.

Dr Cross është shprehur se virusi mund të mbijetojë në thembrat e këpucëve deri në pesë ditë.

“Shumica e këpucëve kanë një thembër gome jo poroze, në të cilën virusi mund të mbijetojë edhe pesë ditë.”

Ekipi shkencor në Kinë gjithashtu vëzhgoi të ashtuquajturin transmetim aerosol – kur pikat e virusit mbeten të ajrit për disa orë.

Nivele të larta të virusit u gjetën edhe në sipërfaqe të prekura shpesh si mouset e kompjuterave, tek mbeturinat, kokat e krevatit dhe tek dorezat e dyerve.

“Inkurajuese, asnjë anëtar i stafit të spitalit nuk u infektua dhe kjo tregon se masat e duhura mund të parandalojnë në mënyrë efektive infeksionin”, shkruajnë autorët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “THE GUARDIAN”/ Çfarë ndodh me mushkëritë e njerëzve kur marrin koronavirus?
Previous article "DIÇKA KA ÇALUAR"/ Pipero: Fundjava kishte rritje të qëndrueshme! Në Shkodër nuk janë respektuar...

Delo.autor

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT