Në një kohë kur maskat shiten me 1500 mijë lekë të rinj në farmaci për shkak të kërkesës së lartë, rrobaqepësit, po numërojnë kërkesë të shtuar për maskat artizanale, kryesisht nga gratë. Ato shprehen se një maskë e tillë kushton 100 lekë, ndërsa fitimi që kanë, u shërben vetëm për të siguruar bukën e gojës. Megjithatë mjekët thonë se maskat artizanale janë të pa certifikuara në lidhje me nivelin e mbrojtjes nga koronavirusi.

Para pandemisë së koronavirusit kjo maskë e thjeshtë mjekësore, shitej me 10 lekë në të gjitha farmacitë e vendit. Sot, në mes të infeksionit që ka përfshirë Shqipërinë dhe mbarë botën, në rastin më të mirë, një artikull i tillë farmaceutik kushton 200 lekë.

Por rritja e kërkesës për të gjitha llojet e maskave, ka bërë që, ato me valvul, të kapin shifrën e 1500 lekëve. Jashtë kamerave, farmacistët thonë se grosistët janë ata që kanë përfituar më së shumti nga çmimi stratosferik me të cilin e kanë shpërndarë furnizimin në pikat e shitjes.

Zgjidhja, për të gjithë ata që nuk i përballojnë këto çmime, është gjetur te rrobaqepësit, të cilët i shesin maskat e bëra verë, me 100 lekë copën.

“Në fillim më kanë kërkuar maska me napë, bëra disa, pastaj mora material tjetër, filtër i posaçëm për maska”, tha një robaqepse.

Fitimet për ta janë minimale, ndaj thonë se po punojnë vetëm për të mbajtur frymën gjallë.

“Kjo është një tip shtese, njerëzit mendojnë ushqimin të parin, pastaj veshjet”

Klientët më të rregullta, janë gratë, kryesisht ato të moshës së mesme.

“Meshkujt përdorin më shumë të zëzat, femrat të bardhat dhe gritë. Më shumë kërkojnë femrat dhe mosha e mesme”

Nga ana tjetër, institucionet shëndetësore thonë se maskat efikase janë ato që mbahen nga mjekët, por theksojnë se çdo lloj materiali që përdoret si barrierë për virusin, mund të mbrojë sadopak nga infeksioni.