• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LUFTA ME KORONAVIRUSIN/ Mjeku shqiptar: Ja pse Gjermania ka numrin më të vogël të viktimave
Home
Sociale

LUFTA ME KORONAVIRUSIN/ Mjeku shqiptar: Ja pse Gjermania ka numrin më të vogël të viktimave

13 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Në një intervistë me Enkel Demin në “Abc-ja e mëngjesit”, mjeku Ermal Xhaho foli për situatën e koronavirusit. Ai u ndal fillimisht në Gjermani, ku edhe jeton që është një ndër vendet po ashtu të prekura, por ka vdekshmërinë më të ulët.

Sipas tij, kjo shpjegohet për faktin se në Gjermani nisi shumë herë testimi masiv dhe kjo ndikon në ndalimin dhe përhapjen e virusit.

“Është shifër relativisht e vogël. Testimi agresiv është një masë e mirë parandaluese e vërtetuar, ndaj edhe Gjermania e ka fokusin shumë të lartë te kjo pjesë. Këtu shmangen infektimet e reja. Pra një person që diagnostikohet në fazën e hershme pa pasur simptoma duke qenë se ka qenë në kontakt me dikë tjetër, ose në simptoma të lehta mund të testohet, mund të shmangë edhe testimin e shumë personave të tjerë”, u shpreh ai.

 Pjesë nga intervista:

Situata ende në Gjermani është e qetë, nuk ka panik nëpër spitale. Duket se janë shfaqur efektet e para të masave të marra së fundmi.

Gjermania nuk është se nuk ka të infektuar, por vdekshmëria është shumë e ulët. Si shpjegohet një gjë e tillë?

Nga ana e terapisë dhe nga sistemi i numrit të lartë të renimatorëve nuk ka të bëjë ende. Gjermania nisi në fazë shumë të hershme testimin dhe aty ku testohen shumë, aty edhe vdekshmëria ngelet e vogël.

Çfarë ndodh nëse ne bëjmë testime masive? Sepse Shqipëria u bë një muaj e ca që merremi me këtë punë dhe 3500 teste ka bërë.

Është shifër relativisht e vogël. Testimi agresiv është një masë e mirë parandaluese e vërtetuar, ndaj edhe Gjermania e ka fokusin shumë të lartë te kjo pjesë. Këtu shmangen infektimet e reja. Pra një person që diagnostikohet në fazën e hershme pa pasur simptoma duke qenë se ka qenë në kontakt me dikë tjetër, ose në simptoma të lehta mund të testohet, mund të shmangë edhe testimin e shumë personave të tjerë. Kapja në fazë të hershme do të thotë edhe ndalimin e infektimeve, sidomos edhe në mosha të larta. Masat e rrepta për moshat e larta janë dhënë që në moshat e hershme. Interesante është tani që nga data 27 mars ka filluar edhe testimi i antitrupave në gjak. Me anë të testit serologjik zbulohen edhe pacientët që e kanë kaluar sëmundjen dhe nuk kanë qenë në dijeni. Pra pacientë që janë për njëfarë kohe imun ndaj kësaj sëmundje. Në bazë të këtij testi do të zhvillohet edhe një studim prej 15000 pacientësh, duke vlerësuar edhe imunitetin e popullsisë.

Një pacient që nuk e dinte, por e  ka kaluar këtë nuk është më rrezik për përhapjen e infeksionit dhe mund të vazhdojë jetën normalisht apo jo?

Varet në çfarë stadi, çfarë lloj antitrupash ka. Në fazën e fundit nuk është më infektiv.

/abcnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KOHË KORONAVIRUSI/ Thyejnë karantinën dhe zihen me njëri-tjetrin, pranga 27 vjeçarit gjobë dy vëllezërve
Previous article KORONAVIRUSI/ Mbi 1,7 milion të infektuar me COVID-19, 108.838 viktima në mbarë botën

Delo.autor

Postime të ngjashme

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan Aktualitet

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit Aktualitet

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi Aktualitet

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT