Shënohen edhe 5 të infektuar me Covid-19 të tjerë në Shkodër.

4 kontaktet janë nga vatrat e familjeve në Shirokë, në lagjen “3 Heronjtë dhe “Perash”.

Drejtuesit e shëndetit publik lajmëruan mjekët e familjes për ndjekjen e tyre dhe janë izoluar të gjithë në familjet e tyre.

Pritet që të bëhen teste të tjera për familjarët, pasi edhe ata kanë shfaqur simptoma të koronavirusit.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm janë dërguar 7 teste të reja.

Shkodra kështu, së bashku me Pukën shënon 57 raste me Covid-19 në total.